Situata në veri të Kosovës, Begaj bisedë telefonike me Osmanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vjosa Osmanin, presidenten e Kosovës, lidhur me situatën në veri, pas dorëheqjes së përfaqësuesëve të Listës Serbe në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin sociale facebook, Begaj shkruan se ka inkurajuar vazhdimin e dialogut mes palëve, duke pasur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO.

Postimi i plotë:

Sot zhvillova një bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës.

Gjatë bisedës u informova mbi situatën e tensionuar në Veri të Kosovës dhe kryesisht u ndalëm në dorëheqjen e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e funksionimit të tyre.

I shpreha shqetësimin Presidentes Osmani dhe njëkohësisht inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve, duke patur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO.

Mbetet madhor interesi i integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Të fundit

“Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!”

Akademiku Artan Fuga është shprehur se civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po shkon drejt rënies. Komentet Fuga i bëri në...

Revoltë 9 mujore në Serbi! Arrestime dhe dhunë. Si do mbyllet kjo histori?

Ndërsa protestat kundër korrupsionit në Serbi hyjnë në muajin e nëntë, ato nuk tregojnë asnjë shenjë zbehjeje. Përkundrazi, po pësojnë ndryshime në drejtim, përbërje...

Artan Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit! PD, jo më fenomen politik

Shifrat që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në parlament, për akademikun Artan Fuga do ta degradojnë më tej qeverisjen në Shqipëri. Në një intervistë për...

Përfundon rinumërimi në Durrës, Kalaja: më kanë vjedhur 11 vota

Njësoj si edhe në dy rastet e tjera, edhe përfundimi i procesit të rinumërimit në qarkun e Durrësit, nuk ka prodhuar asgjë të re...

E zbuloi Xabi Alonso, Real Madridit i vjen oferta 40 mln euro për talentin

Gonzalo Garcia është padyshim zbulimi kryesor i Kupës së Botës për Klube. Sulmuesi spanjoll i panjohur deri para se të grubullohej nga Xabi Alonso...

Lajme të tjera

Web TV