Infermierja dhunoi të moshuarën në Pejë, pronari i azilit: Ja ç’më tha një ditë para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhuna çnjerëzore e ushtruar ndaj 70-vjeçares, në Shtëpinë e Kujdesit për të Moshuarit ‘Orenda’ në Pejë, ngriti në këmbë gjithë Kosovën dhe jo vetëm. I gjithë rasti u zbulua pasi pamjet e dhunës u publikuan në rrjete sociale, të cilat u shpërndanë me shpejtësi të madhe dhe nxitën reagime nga të gjithë.

Sakaq, detaje të reja dalin në dritë, ditë pas dite.

Anton Rasaj, pronari i azilit “Orenda”, ku u dhunua e moshuara Minire Nur, ka bërë me dije se infermierja Aurona Pelaj, nië ditë para se të publikohej videoja, kishte dhënë dorëheqjen.

“Ishte dy muaj e gjysmë e punësuar te ne. Një natë më përpara se të dhunonte të moshuarën ka dhënë dorëheqjen nga puna. Më informoi se nuk do të punonte në azil. Kishte për të vazhduar masterin. Kishte thënë se nuk ka mundësi që të bënte dhe shkollën dhe punën. Ne kemi një rregullore për pranimin e punonjësve të reja. Infermieret kanë qenë me nivelin e arsimit që i nevojitet qendrës tonë. Ne punojmë me tre turne. Punohet nga 8 orë në ditë për secilin me një orë pushim”, u shpreh ai.

Më tej ai tha se do të respektojë vendimin e Prokurorisë për pezullimin e punës së azilit edhe pse e ka konsideruar të padrejtë.

“Kam marrë email që nga 7 nëntori të pezullohet puna në institucionin tonë. Vendimin do e respektoj, ka forma të tjera ankese. E kam konsideruar të padrejtë vendimin që është marrë ndaj azilit”, tha ai në një intervistë për Euronews Albania.

 

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV