Këlliçi ‘kujtohet’ pas dy vitesh, padit policët: Më dhunuan gjatë protestës për Teatrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD Belind Këlliçi ka dorëzuar një padi në Gjykatë ndaj 2 policëve, që sipas tij e kanë dhunuar gjatë protestës për Teatrin Kombëtar.

Në një komunikim për mediat, ai u shpreh se kur kanë kaluar dy vjet nga protesta, tashmë janë identifikuar dy policët, të cilët tha ai do të përballen me ligjin.

Këlliçi u shpreh se padinë e bën për t’i dhënë një mesazh të qartë Policisë së Shtetit se nuk mund të sillet në mënyrë arrogante ndaj qytetarëve.

“Sot dy vite e 6 muaj pas asaj mbrëmje paraqitem për shkak se janë gjetur policët që më kanë marrë me dhunë atë natë dhe do të shkojnë në gjyq. Ata policë që kanë shkelur ligjin duhet të mbajnë përgjegjësi. Qytetarët janë të barabartë dhe nuk duhet të dhunohen.  Sot u shtyu seanca për në muajin dhjetor, për shkak se mungonte një nga të pandehurit. Jam i bindur se gjatë zhvillimit të këtij procesi do të njiheni me një surprizë dhe do të shikoni çudira gjatë këtij procesi.  Unë do ti shkoj deri në fund kësaj çështje, sepse nuk isha vetëm unë në qeli. Unë këtë kallëzim e kam bërë për ti dhënë një mesazh të qartë Policisë së Shtetit sepse policia nuk mund të kete këtë sjellje barbare ndaj qytetarëve të Tiranës”, tha deputeti i PD.

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV