Mbahet sot manifesti i thirrur nga presidenti Meta, slogani “Të mbrojmë Kushtetutën”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në orën 17:00 Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një protestë kundër qeverisë, pasi e akuzon kryeministrin Edi Rama për ‘grusht shteti’.

Në javët e fundit, Kreu i shtetit ka qenë mjaft aktiv duke postuar çdo ditë, dokumente dhe akuza që sipas tij vërtetojnë ‘grushtin e shtetit’ për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi iu hoq edhe e drejta ekskluzive e betimit të anëtarëve nëse nuk vepron për 10 ditë.

Sot parashikohet që Presidenti të firmosë edhe dekretin e paralajmëruar për kthimin e ligjit për rishqyrtim.

Gjithashtu pritet që Presidenti të riktheje në Kuvend edhe dividendin që ridenoncoi mbrëmë dhe që deklaroi se do ta çonte në SPAK. , Ilir Meta ka thirrur popullin në shesh.

Thirrjet e Metës për 2 marsin kanë filluar disa javë më parë. Presidenti është kujdesur që thirjen e tij taq përsërisë çdo ditë në media duke ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e protestës.

Në faqen e Piramidës është afishuar një banderolë ku shkruhet “2 mars ora 17:00” si një ftesë dhe kujtim për çdo qytetar që kalon aty, e ndërsa janë vendosur edhe bokset, ekrani dhe podiumi, ku pritet që të flasë vetëm Presidenti.

Në krah të Ilir Metës, sot do të jenë Lulzim Basha dhe kryetare e LSI-së. Kryedemokrati konfirmoi mbrëmë atë që strukturave ua kërkoi ditë më parë që të dalin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për të mbrojtur Kushtetutën, pasi Meta i kërkoi Bashës “10 mijë veta në shesh”.

Ndërkohë, Ambasada Amerikane në Tiranë u kërkoi qytetarëve që sot të saj që të qëndrojnë larg sheshit, por kreu i shtetit reagoi menjëherë duke njoftuar se zhvilloi një takim në Presidencë me drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit, ndërsa institucionet, tha ai, Kryeministrinë dhe Ministrinë e Brendshme do i mbrojnë aktivistët, të cilëve do u jepet nga një mimozë dhe një flamur kuqezi. /Fjala.al

Të fundit

Vendimi, Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë

Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë si pjesë e ndonjë marrëveshjeje sigurie, tha zëdhënësi i qeverisë Pavlos...

Tedi Blushi dhe Flamur Noka flasin kokë më kokë, çfarë po gatuan opozita për në shtator?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngjitur këtë të mërkurë shkallët e selisë blu ku ka zhvilluar një takim me...

Icardi godet me shuplakë tifozin e Gallatasarait

Mauro Icardi ka arritur edhe një herë të tërheqë vëmendjen mbi veten, dhe për fat të keq jo për aftësitë e tij në futboll....

Bie Bitcoin! Gjendja e kriptomonedhave pëson ndryshime

Tregtarët e Bitcoin dhe Ether realizuan fitime të mëdha pas niveleve rekord të kriptomonedhave, por presionet makroekonomike rritën luhatshmërinë e tregut. Bitcoin ra në 113,500...

Çim Peka “harron” Ramën, e gjen problemin te Linda Rama: E shkëputur nga realiteti

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, si rrallë më parë, ka dhënë një intervistë për revistën “NEWSBOMB” ku nuk është kursyer të flasë...

Lajme të tjera

Web TV