Vuçiç: Albin Kurti të heqë taksën ndaj Serbisë, pastaj shohim për Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serbia duket se nuk tërhiqet nga lobimi i saj në SHBA kundër Kosovës që kjo e fundit të heqë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka theksuar se nuk ka e ka aspak problem të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi, por këta dy të fundit sipas tij, duhet të heqin më parë taksën ndaj Serbisë.

Vuçiç i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe pritet të takohet me presidentin Thaçi, iu tha gazetarëve në Uashington se, ai ishte mirënjohës se sikurse Grenell ashtu edhe Palmer, janë shprehur insistues që Kosova të heqë taksën si dhe kanë kundërshtuar idenë e Albin Kurtit.

Ata mendojnë se është e rëndësishme që të hiqet tarifa në mënyrë që të mund të diskutojmë çështje të rëndësishme, thelbësore. Nuk është problem për mua të takoj Thaçin dhe Kurtin në ndonjë panel, por nuk do të ketë diskutime për çështje thelbësore dhe për statusin derisa të hiqen tarifat”, deklaroi Vuçiç, i cili theksoi se këto fjalë ia ka thënë edhe Palmerit.

Vuçiç, po ashtu ka folur edhe rreth një takimi të mundshëm ditën e nesërme me Thaçin, por i pari i Serbisë, ka thënë se nuk e di nëse mund të ketë një takim të tillë.

Unë nuk kam asgjë kundër takimit, por unë jam duke pritur për rezultatin e tarifës. Nëse do të takohemi diku nuk e kam problem, por nuk do të ketë negociata të vërteta për ndonjë çështje statusi”, theksoi Vuçiç duke kujtuar se ai gjithashtu u takua me Thaçin dhe Kurtin në Munih.

Të fundit

INSTAT: Rritet punësimi tek të moshuarit! Shkak emigrimi dhe pensionet e ulëta

Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po...

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje, stuhi dhe alarm në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili,...

Zbulimi që befasoi shkencëtarët, çfarë gjetën nën akullnajat e Grenlandës

Një studim i publikuar në Nature Geoscience më 30 korrik 2025 ka zbuluar një ngjarje që ndodhi në 2014, por u kuptua vetëm së...

Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

Në vitin 1000 (disa burime e vendosin në Krishtlindjen e vitit 1000, të tjera në 1 janar 1001), u kurorëzua Stefani I (István në...

Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të...

Lajme të tjera

Web TV