Do të diskutonin tensionet në veri, Haradinaj ‘braktis’ Kurtin në mes të takimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas tensioneve në veri të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me udhëheqësit e partive opozitare. Kryetarët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së ishin të pranishëm në mbledhje. Takimi është thirrur nga Kurti për të diskutuar mbi situatën e fundit që është krijuar në Kosovë, ku Lista Serbe është larguar nga institucionet si edhe kanë dorëzuar mandatet e deputetëve.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka lënë në gysmë mbledhjen dhe është larguar.

Më pas, në Facebook, ka treguar arsyen e largimit nga takimi. Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se u detyrua ta ‘braktiste’ takimin pasi kryeministri Kurti u ka mbajtur ligjerata.

Postimi i tij i plotë:

Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre. Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë.

Të fundit

QKB thirrje bizneseve: Dorëzoni në kohë bilancet e 2024-s

Qendra Kombëtare e Biznesit u ka rikujtuar të gjitha subjekteve tregtare rëndësinë e depozitimit në kohë të pasqyrave financiare...

Rinumërohen 160 kuti, PS dhe PD humbin vota, si ndryshon rezultati i 11 majit

Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit po vijon dhe deri më tani janë hapur 160 kuti votimi. Rezultatet paraprake nga...

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, me vranësira në shtim...

Spanja kundërshton rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s: Kërkesë e paarsyeshme

Spanja e ka hedhur poshtë kërkesën e NATO-s për t’i shpenzuar 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për nevojat e mbrojtjes,...

Murtaja e bagëtive në Shqipëri, Agjencia e Ushqimit apelon për kujdes në zonat kufitare

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar fermerët në zonat kufitare të Kosovës që të rrisin vigjilencën pas shpërthimit të sëmundjes PPR (Mortaja e...

Lajme të tjera

Web TV