Kunati i Henri Çilit ‘sulmon’ nga burgu: Na del Braçe dhe na bën… (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kunati i botuesit i Henri Çilit, Gazmir Ajdinaj ka ‘sulmuar’ nga burgu drejtorin e policisë së Shtetit Ardi Veli dhe deputetin e Partisë Socialiste Erion Braçe se kanë bërë show me arrestimin e Henri Çilit.

Sipas tij, gjithçka u bë për t’i prishur imazhin Henri Çilit. Ajdinaj shprehet se gjithçka ishte një show politik, ku drejtori i policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe deputeti Erion Braçe dhe bënin show.

Më kapën lëndë plasëse në dorë një sasi të vogël. Unë kam qenë vetëm në makinë. Pas meje kishin kapur 30 veta, 15 kanë ardhur këtu (në paraburgimin e Bënçës), nuk i njoh fare. I futën 30 veta që të bënin show, për të prishur imazhin e Henrit. I futi të gjithë bashkë që t’i prishte imazhin Henrit, se janë çështje të ndryshme, nuk kanë lidhje me përgjimet e mia. Unë kam folur me 2-3 veta, këta fusin 30 veta. Del Ard Veliu e bën show me emrin e Henrit, del Erjon Braçe e bën show, për këto muhabete duhet të jetë bërë politike gjëja. Prokurori është xholi i parë, se ç’a ka mbrapa një zot e di”, thotë Ajdini për Report Tv.

Në ditën e arrestimit të botuesit Henri Çili, Ardi Veli doli në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ku lajmëroi operacionin ku u arrestuan 30 persona, ndërsa po atë ditë Erion Braçe shkroi në rrjetet sociale se nuk do të shitet gjaku i efektivit të RENE-as, Ibrahim Bashës të vrarë në Lazarat, në vitin 2014.

Për këtë ngjarje u dënuan vëllezërit Aliko të cilët aktualisht vuajnë dënimin në burg dhe sipas prokurorisë Ajdinaj i cili u arrestua bashkë me kunatin e tij, Henri Ccilin dhe të tjerë, tentuan të ndikonin në sistemin e drejtësisë për t’i nxjerrë nga burgu.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV