Monika Kryemadhi bën “mea culpa”: Shqiptarët i tradhtova unë e Basha, jo Berisha e Meta!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u shpreh sonte se për aq shqiptarë sa ka mbetur në Shqipëri, pjesëmarrja në protestat e opozitës është më e madhe. Kryemadhi tha se ishte ajo dhe Basha që tradhtuan shqiptarët, jo Berisha e Meta.

“Mjafton të shikosh reagimin e bazës së Partisë Demokratike dhe të opinionit publik me të gjitha ngarkesat që kanë, njerëzit e tregojnë më së miri që Sali Berisha as nuk ka tradhtuar njeri dhe as nuk ka lënë në mes të rrugës njeri,” tha Kryemadhi, ndërsa shtoi se dhe i shoqi shquhet për mbajtjen e fjalës.

Sipas saj, Rama po largohet në Maqedoninë e Veriut për të bërë mbledhje qeverie vetëm për të mos qenë i pranishëm të shtunën.

E ftuar në Euronews, Monika Kryemadhi u shpreh se ka vënë re një integrim edhe të “pjesës gri” në protestë, ata qytetarë që presin nga opozita të mos i tradhtojë, përjashto këtu militantët që nuk mungojnë në asnjë grumbullim.

E pyetur për atë që pritet të ndodhë pas dy ditësh në bulevardin kryesor të Tiranës, nën zyrën e Edi Ramës, deputetja e Partisë së Lirisë u shpreh:

“Unë them se data e 12 nëntorit nuk do të bëjë revolucionin industrial që do të përmbysë sistemet, por mendoj se është një sensibilizim shumë i madh, i rëndësishëm jo vetëm për opinionin publik, por dhe për të unifikuar mendimet e përbashkëta që në një farë mënyre ka gjithë opozita.”

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV