Formula 1/ Mercedes merr “fitoren” e parë të sezonit, George Russell fluturon në Brazil

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Piloti britanik i Mercedes, George Russell, fitoi mbrëmjen e sotme garën sprint të zhvilluar në pistën e Interlagos, Brazil. Ky është suksesi i parë sezonal për makinën gjermane edhe pse ende mungon fitorja në një garë të vërtetë, fitore që mund të vijë pas 24 orësh.

Russell ndërtoi fitoren e tij në mesin e kësaj gare sprint, kur parakaloi Max Verstappen me Red Bull, që u rendit në vendin e katërt. Strategjia e gabuar që RedBull përdori me holandezin, duke i montuar gomat e mesme, e penalizoi në garë, pasi Verstappen u parakaluar edhe nga Carlos Sainz (Ferrari) e Lewis Hamilton (Mercedes).

Pikërisht këta dy pilotë (Sainz i dyti e Hamilton i treti) u ngjitën në podium në këtë garë sprint bashkë me Russell. Ajo që ra në sy është forma e mirë e Mercedes, që në këtë garë ishte shumë e shpejtë. Nesër, të dy pilotët e Mercedes do ta nisin garën nga vija e parë, pasi Sainz do të penalizohet me 5 pozicione.

Në vendet 5-6 u renditën edhe Sergio Perez me Red Bull e Charles Leclerc me Ferrari, që e nisën garën nga vendet e mesit. Ndërsa Kevin Magnuseen me Haas, që e nisi garën nga “pole”, u rendit në vendin e tetë. Renditja e kësaj gare sprint do të shërbejë nesër për startin e garës normale të Brazilit.

Të fundit

Papa Leoni nisi zyrtarisht shërbimin! Premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën...

Ukraina: Rusia do të testojë një raketë balistike ndërkontinentale

Rusia planifikon të kryejë lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale për të frikësuar Ukrainën dhe Perëndimin sonte, sipas agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës. Sipas...

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

GJERGJ EREBARA - Shumë janë shprehur të zhgënjyer për shkallën më të thellë të fitores që partia në pushtet siguroi mes emigrantëve nga sa...

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga rritja e presionit arterial ose hipertensioni, i cili është dhe shkaktar i sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru...

Ilir Meta refuzon mandatin: “Nuk pranoj asnjë marifet”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hodhi poshtë mundësinë që të marrë mandatin e deputetit përmes largimit të kandidatëve të partisë së tij...

Lajme të tjera

Web TV