“Kujdes kur blini prona”, Artan Lame: Ja si ta dalloni nëse certifikata është origjinale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Kadastrës Artan Lame u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me certifikatat e pronësisë.

Ai tha se jo çdo letër që marrin mund të jetë origjinale, teksa ka treguar se në certifikatë mund të skanojnë kodin QR që i dërgon menjëherë tek dokumenti origjinal, ndërsa u kërkoi që për të gjitha veprimet që lidhen me pronën e tyre, t’i drejtohen avokatit dhe noterit të besuar.

“Ka disa elementë sigurie në certifikatën origjinale që fillojnë nga kodi QR që mund të skanohet qoftë nga qytetari, qoftë nga noteri për tu verifikuar, të çon menjëherë në dokumentin origjinal, ka firmën e drejtorit, vulën, ka disa elementë të cilat sistemi i kap menjëherë nëse dokumenti i ofruar është i falsifikuar.

Gjej rastin që ti bëj thirrje qytetarëve të ndershëm që të tregojnë kujdes kur blejnë prona, apo kryejnë veprime me pronat e tyre. Jo çdo copë letre që merrni në dorë nga lloj lloj xhambazësh është certifikatë pronësie. Në të gjitha rastet kur duhet të bëni veprimet të tilla me pronën tuaj drejtohuni avokatit të besuar, noterit tuaj të besuar sepse ata janë personat që mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe kanë mundësi të verifikojnë çdo lloj dokumentacioni” tha Lame.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV