Do do të performojë në Katar për Botërorin? Dua Lipa: Të më plotësojnë kushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej pak kohësh, Dua Lipa është përfolur gjerësisht nëpër media si një nga këngëtaret që do të performojë në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës nga FIFA. Në një postim në Instagram, Dua hodhi poshtë spekulimet dhe në të njëjtën kohë kritikoi politikat e Katarit.

“Ka shumë spekulime se unë do të performoj në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës në Katar. Unë nuk do të performoj dhe nuk kam qenë e përfshirë në ndonjë negociatë për të performuar,” shkroi ajo. “Do të përkrah Anglinë nga larg dhe do ta vizitoj Katarin kur të përmbushë të gjitha të drejtat e njeriut, për të cilat u zotua kur fitoi të drejtën për të mirëpritur Kupën e Botës.”

Katari, ku do të mbahen ndeshjet e futbollit për Kupën e Botës 2022, ka qenë në qendër të kritikave për abuzimet me të drejtat e njeriut. Në mbarë botën kanë nisur fushata që synojnë të denoncojnë shqetësimet mbi të drejtat e grave, ligjet e vendit të cilat kriminalizojnë marrëdhëniet brenda të njëjtit seks, trajtimin e punëtorëve emigrantë që ndërtojnë projekte me vlerë dhjetëra miliarda dollarë dhe ndikimin mjedisor të organizimit të një turneu në stadiume me ajër të kondicionuar.

Të fundit

Matura 2025, dalin rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj

Shpallen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj të Maturës 2025. Në linkun e mëposhtëm të publikuar nga Qendra e...

Pse shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë sportistë, por vetëm vasalë të dalluar!?

Para disa ditëve Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, bashkë me Ministrin e Sportit, e hapën thesin dhe ndanë dhjetëra mirënjohje për sportistet e dalluar,...

Ndalon jahti gjigant i miliarderit gjerman në Durrës

Në portin e Durrësit është ndalur jahti gjigand i manjatit gjerman Reinhold Wurth. Ky superjaht me gjatësi 85 metra dhe gjerësi 14.2 metra është...

Vuçiç: Falenderoj Ukrainën që nuk e njeh Kosovën! Rusia? Nuk e kam tradhtuar

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se pati takime shumë të suksesshme në Odessa dhe se falënderoi Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për respektimin e plotë...

Trump zbulon “Kartën e Artë”, hapen rezervimet për shtetësinë amerikane

Donald Trump ka prezantuar këtë të enjte Kartën e Artë, duke thënë se rezidenca e përhershme në SHBA tani është në shitje për 5...

Lajme të tjera

Web TV