Një nga kombëtaret më “simpatike”, Meksika publikon listën e lojtarëve në Kupës së Botës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Meksikës ka zbuluar emrat e 26 lojtarëve që do të ketë nën urdhrat e tij në Botërorin “Katar 2022”. Meksika bën pjesë në Grupin C së bashku me Argjentinën (një nga favoritet kryesore), Arabinë Saudite dhe Poloninë.

Meksikanët do të debutojnë në Kupën e Botës në datën 22 nëntor, pra në ditën e katërt të kompeticionit, kundër skuadrës polake (17:00), do të përballen me Argjentinën të shtunën, më 26 nëntor, në orën 20:00, dhe do t’i mbyllin ndeshjet e grupeve kundër Arabisë Saudite, të mërkurën, më 30 nëntor (20:00).

Skuadra meksikane ndodhet në Spanjë, konkretisht në qytetin katalan Girona, ku ishte programuar të luante dy miqësore. Kombëtarja meksikane mundi skuadrën e Irakut me rezultat 4-0 më 9 nëntor. Të mërkurën, më 16 nëntor, do të përballet me Suedinë.

 

Lista e Meksikës:

Portierë: Guillermo Ochoa (Amerikë), Alfredo Talavera (Juárez) dhe Rodolfo Cota (León).

Mbrojtës: César Montes (Rayados), Néstor Araujo (Amerikë), Jesús Angulo (Tigres), Héctor Moreno (Rayados), Johan Vásquez (Cremonese, Itali), Gerardo Arteaga (Genk, Belgjikë), Jesús Gallardo (Rayados), Jorge (Ajax) dhe Kevin Alvarez (Pachuca).

Mesfushorët: Edson Álvarez (Ajax), Roberto Alvarado (Chivas), Diego Lainez (Braga, Portugali), Uriel Antuna (Cruz Azul), Héctor Herrera (Houston Dynamo, MLS), Andrés Guardado (Real Betis), Erick Sánchez (Pachu) , Carlos Rodríguez (Cruz Azul), Luis Gerardo Chávez (Pachuca), Luis Romo (Rayados), Erick Gutiérrez (PSV, Holandë) dhe Orbelín Pineda (AEK Athinë, Greqi).

Sulmues: Tecatito Corona (Sevilla), Rogelio Funes Mori (Rayados), Santiago Giménez (Feyenoord, Holandë), Raúl Jiménez (Wolves, Angli), Chucky Lozano (Napoli, Itali), Henry Martín (Amerikë) dhe Alexis Vega (Chiv) .

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV