Primaret në Durrës/ Ja ish-deputeti që do të garojë për kryebashkiak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti Igli Cara do të shpallë kandidaturën për Primaret në Bashkinë e Durrësit.

Cara konsiderohet si kandidati më potencial për të fituar këto Primare. Ai do të ketë edhe mbështetjen nga Partia e Agron Dukës. Ky i fundit konfirmoi para pak ditësh se nuk do të kandidonte vetë, por do të mbështeste Igli Carën.

Procesi i primareve që do të nxjerrë kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur dhe pritet të mbahen votimet.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Cara, tha se ishte koha për një ndryshim në qytetin e Durrësit, që sipas tij kishte humbur identitetin dhe rrezikonte të zhduket plotësisht.

“Sot, kryefjala që më bashkon me secilin nga ju është Durrësi, i cili prej vitesh ndodhet në udhëkryq, ka humbur identitetin e tij dhe rrezikon më të keqen, të çbëhet tërësisht.

Durrësi është një qytet i veçantë, ku antikiteti dhe vija bregdetare krijojnë mundësi ta shndërrojnë në një qendër të rëndësishme tregtare, në nivel rajonal dhe europian. Do të mjaftonin resurset e tij, për të afruar dhe jo larguar të rinjtë, por e vërteta është ajo që njohim të gjithë.

Masakra urbane ka shkatërruar arkeologjinë dhe natyrën, duke nisur nga qendra historike, deri në periferi. Një strategji që ka sjellë pasoja të pariparueshme, duke fshirë dhe simbolikat e tij europiane.

Durrësi është sot pothuaj i pajetueshëm. Projektet, në emër të zhvillimit, po i marrin frymën qytetit, i cili po tkurret dita-ditës, në të gjitha kuptimet e fjalës.

Masakra urbane e Durrësit  është shembull konkret se si mund të shkatërrohet një pasuri natyrore dhe historike, si babëzia e lejeve dhe betonit solli një model korruptiv që nëpërkëmbi dinjitetin dhe mirëqënien e secilit prej nesh, por dhe një dëm për të cilin historia dhe brezat do të na gjykojnë.

Ky tjetërsim dhe deformim i qytetit nuk ka ardhur rastësisht, ka përgjegjës me emra konkretë. Çdo banor i Durrësit është i vetëdijshëm për këtë realitet, me të cilin përballet në përditshmëri dhe që i kushtëzon jetesën. Në këto kushte, qindra familje të dëshpëruara dhe pa rrugëdalje shohin si të vetmen zgjidhje emigrimin”-tha Cara mes të tjerash.

Lexo edhe :  Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet mund të anëtarësohet i pari në BE?

Në garë janë janë edhe tre të tjerë.

Tre kandidatët e tjerë që kanë dorëzuar dokumentet janë Arben Kurmeka, Armand Dërvishi dhe Alush Buçpapaj.

Të fundit

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua...

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV