Përsëritet “tragjedia” pas 21 viteve, Milan gabon sërish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milani humbi dje ndaj Atalantës me një rezultat që nuk i kishte ndodhur që nga maji i vitit 1998, ku u mundën nga Roma. “Djajtë e kuq” u shkatërruan nga pesë golat e zikaltërve, humbje të cilën kuqezinjtë e kanë përjetuar për herë të katërt gjatë historisë së këtij klubi në ndeshjet e Serisë A.

Takimi i djeshëm me Atalantën ishte fatal për skuadrën e Milan, e cila dukej sikur kishte liruar portën që zikaltërit të shënonin.

Jo vetëm rezultati, por e gjithë loja ishte e dobët, pasi topi u dominua nga Atalanta pothuajse gjatë gjithë 90 minutshit.

Ndërkohë që prej vitit 2013-së në ndeshjen në shtëpi me Inter, nuk kishte ndodhur që Milan të humbiste takimin e fundit të vitit kalendarik.

Momentalisht “Djajtë e kuq” janë në kuotën e 21 pikëve, të marra nga 17 ndeshje dhe kanë rënë në vendin e 11-të nga i 9-ti që ishin para takimit me Atalantën.

Në këtë gjendje kaq të rëndë e kaq keq me pikë, Milan ka qenë gjatë sezonit 2013-2014,kohë në të cilën drejtimi i klubit i ishte besuar Masimiliano Alegri-t.

Ky rezultat midis Atalantës dhe Milan ka ndodhur vetëm njëherë gjatë historisë së futbollit, ku në vitin 1952, zikaltërit kishin arritur tu shënonin pesë gola kuqezinjve, por në ndryshim nga dje edhe këta të fundit kishin shënuar dy gola./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV