Rodrygo në qiellin e shtatë: “Kam realizuar ëndrrën time, ja kë dua në finale”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti i Realit të Madridit, Rodrygo, po zhvillon një sezon fantastik me kampionët e Spanjës. Në 12 sfida ai numëron 4 gola dhe po kaq asistime. Rodrygo ka realizuar ëndrrën e tij për të luajtur me “Los Blancos”, ndërsa për herë të parë 21-vjeçari do të luajë në kompeticionin më të rëndësishëm, në kupën e botës me Brazilin.

“Për një fëmijë si puna ime është më shumë se një ëndërr të luaj në kupën e botës me Brazilin. Vetëm të qenët prezent këtë më bën të ndihem i privilegjuar. Po i numëroj minutat deri sa të arrijë dita e debutimit të Brazilit kundër Serbisë, në datën 24 nëntor. Isha vetëm një vjeç kur fituam Botërorin e fundit, kundër Gjermanisë, dhe tani me 21 vite mbi supe shpresoj të jemi sërish kampion bote. Këtu ka konkurrencë, por nëse ia kam dalë të luaj me klubin më të madh që ekziston, Realin e Madridit, sigurisht që mund të luaj edhe për Brazilin.”

Shoku i tij i ekipit, Vinicius Jr, është shembulli i tij më i mirë. Fillimisht ai e kishte shumë të vështirë të bëhej pjesë e planeve të trajnerit Tite, ndërsa tani është titullar i padiskutueshëm për Brazilin.

“Vini e priti momentin e tij dhe unë pres të vijë momenti im. Ëndërroj të fitoj këtë Kupë Bote pavarësisht rivalëve të fortë që kemi. Imagjinoj të fitoj një finale kundër Francës apo Gjermanisë, të cilat për mua janë skuadrat më të mira, së bashku me Brazilin.”

Të fundit

Këto 4 shenja të horoskopit mund të mbesin pa asnjë para në xhep këtë muaj

Gjysma e dytë e prillit mund të sjellë shpenzime të papritura për disa shenja të horoskopit. Sipas astrologëve, ata...

Festa e Pashkëve, mbi 10 mijë emigrantë për 48 orë nga Greqia në Shqipëri

Gjatë 48 orëve të fundit nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë mbi 10.000 emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin...

Komedia non-grata dhe blofi me kukllën amerikane që po mashtron demokratët

Nga Spartak Ngjela Një komedi ishte kjo, por ai që ka hall sigurisht që do të vijojë të na thotë se pritet që të shkojë...

Sot, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve

Çdo vit, që prej vitit 1982, 18 prilli festohet si Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve. 18 prilli përfaqëson një mundësi për të mbrojtur dhe...

Musk ka një “fëmijë të fshehtë” me Heard? Kompensimi financiar dhe marrëveshja e heshtur

Marrëdhënia e mëparshme e Elon Musk me Amber Heard po kthehet në plan të parë. Një dokument ligjor i depozituar në vitin 2022, si pjesë...

Lajme të tjera

Web TV