Propaganda e Rusisë kudo! “RT” nis transmetimin serbisht me mesazhin “Kosova është Serbi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanali shtetëror rus, Russia Today (RT), njoftoi të martën se ka nisur transmetimin online të programit në gjuhën serbe. Lajmi është konfirmuar në Twitter nga kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan, me mesazhin: “Ne e nisëm RT-në në Ballkan, sepse Kosova është Serbi”.

Në një deklaratë të publikuar në uebsajtin e RT-së në gjuhën ruse, thuhet se transmetimi i programit televiziv në gjuhën serbe do të fillojë në vitin 2024.

“Me siguri, askund në botë nuk na kanë pritur aq shumë sa këtu. Unë dua t’u drejtohem serbëve të dashur në gjuhën e tyre: ‘Vëllezër, shikoni RT'”, tha Simonyan në një njoftim zyrtar të televizionit shtetëror rus.

Është cituar edhe deklarata e kryeredaktores së programit serb, Ellena Millinçiq, e cila tha se “banorët e rajonit do të kenë qasje në kanalin e RT-së në gjuhën serbe, e cila do të jap një pasqyrë më të plotë të botës moderne”.

“Të bëhesh pjesë e hapësirës mediatike të Ballkanit është një sfidë e madhe për ne. Ne jemi gati për të”, tha ajo, përcjellë RT.

Bashkimi Evropian ka pezulluar transmetimin e disa mediave të mbështetura nga Rusia, përfshirë RT-së, më 1 mars. Blloku evropian ka sanksionuar edhe Margarita Simonyan, kryeredaktore e kanalit të RT-së në gjuhën angleze.

“Sputnik dhe Russia Today janë nën kontroll të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë të autoriteteve të Federatës Ruse dhe janë instrumente të rëndësishme për të rritur mbështetjen për agresionin ushtarak kundër Ukrainës, si dhe për destabilizim të shteteve fqinje”, ka thënë shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell më 2 mars.

BE kishte ka reaguar në korrik pas njoftimeve jozyrtare se Russia Today planifikon të hapë një stacion televiziv në Serbi. Brukseli tha atëherë se pret që Serbia të përmbahet nga intensifikimi i marrëdhënieve me Rusinë. Por autoritetet në Serbi, pavarësisht thirrjeve nga Brukseli, refuzojnë të respektojnë sanksionet evropiane. E lansuar më 2005 si Russia Today, është media shtetërore e Rusisë, e cila është zgjeruar në vazhdimësi.

Lexo edhe :  Vendi fqinj i Shqipërisë drejt shkurtimit të orarit të punës, synon...

Aktualisht ka kanale në disa gjuhë përfshirë ato: angleze, franceze, spanjolle dhe atë arabe. Pavarësisht operimit në platforma të ndryshme përreth botës, RT është përballur me goditje të mëdha muajve të fundit, pasi kompani të mëdha të teknologjisë kanë bllokuar kanalet e saj për shkak të sulmit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.

Marrë nga REL

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV