E ‘masakruan’ për librin, nuk ndalet Ermal Mamaqi: Merren me mua se jam gjeni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas trajnimeve si mësues motivimi, Ermal Mamaqi ka botuar një libër me titullin “Në garë me veten”. Ai ka thënë se ky libër nuk duhet lexuar, por duhet studiuar, duke marrë shumë kritika.

I ftuar në emisionin “Pardon My French” ai dha më shumë detaje rreth librit të tij më të ri i cili quhet “Në garë me veten”.

Aktori, tashmë dhe biznesmeni, tregoi se nuk do të konkurojë njeri në këtë fushë e se kushdo që është ndjerë i kërcënuar nga ai, mund të qetësohet pasi nuk do pengojë asnjeri të fitojë. Me ironi, ai shtoi se kushdo që do të fitojë çmimin ‘Nobel’ e ka rrugën e hapur.

Po ashtu, ai e cilëson veten njeri të shkëlqueshëm, aq sa vetëetiketohet me termin: ‘gjeni’.

Pyetja: A do të quhet shkrimtar tani Ermal Mamaqi?

Ermali: Jo, nuk e quaj veten shkrimtar. Të flenë rehat të gjithë këta që hanë bukë me këtë gjënë. Nuk do t’i pengoj asnjërit të fitojë çmimin Nobel”

Pyetja: Pse komentohet libri dhe pse po merren kaq shumë?

Ermali: Të them të vërtetën, mund të jap një shpjegim shumë të thjeshtë. Këta merren sepse unë jam një njeri i mrekullueshëm, jam një gjeni dhe një njeri i shkëlqyeshëm”

Pyetja: A ndihet keq Ermal Mamaqi kur merr komente të tilla?

Ermali: Përkundrazi, është argëtues fakti që njerëzit komentojnë në këtë formë. Madje unë shpesh herë i nxjerr edhe pasqyrën dhe jua tregoj përballë që të shikohen dhe të bllokohen. Gjithmonë ndodh kundërshtia në fillim dhe pastaj përfundon me duartrokitje dhe dashuri. Është i njëjti skenar, unë dhe ekipi im i marketingut jemi shumë të lumtur sepse populli shqiptar më lejon mua që të bëj marketing falas gjithmonë dhe unë nuk paguaj asnjë lek. Çdo person në planet e di që unë kam shkruajtur një libër sot.

Të fundit

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

“PD duhet të ketë kujdes kur thërret FBI-në”

“21 janari 2011 ka qenë hera e fundit e FBI-së në Shqipëri. Partia Demokratike në atë kohë ra në grackë duke e kërkuar vetë...

Lajme të tjera

Web TV