4 arsyet pse gjyqtari i Strasburgut u bashkua tubimit të Presidentit Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjyqtari shqiptar i Gjykatës së Strasburgut, profesori Ledi Bianku është bashkuar pasditen e sotme me tubimin e organizuar nga Presidenti Ilir Meta.

Ai ka folur në lidhje me pjesëmarrjen në këtë manifestim dhe për këtë ka dhënë plot 4 arsye.

Bianku dha 4 arsye shumë të forta se pse e pranoi ftesën e Presidentit Meta për të marrë pjesë në këtë manifestim, ku e para dhe më e rëndësishmja, sipas tij, ishte pikërisht fakti që në vendin tonë nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

Mesazhi i Ledi Biankut:

Kur mora ftesën që t’iu drejtohesha sot, pyetja e parë që i bëra vetes ishte se çfarë arsyesh më bënin të vija. Katër arsye m’u dukën të mjaftueshme, e para rëndësia e këtij tubimi, mbrojtja e Kushtetutës. Nuk kam ardhur të vendos se në debatin mes presidentit dhe mazhorancës ka të drejtë njëri ose tjetri, por dua të them se ky debat për Kushtetutën nxjerr një problem tjetër shumë të madh, atë që pa një Gjykatë Kushtetuese të pavarur, Kushtetuta ngelet një letër pa rëndësi.

Arsyeja e dytë, më një vend ku as presidenti nuk ka mundësi që pretendimet t’ia paraqes një organi të pavarur, imagjinoni çfarë mundësish kanë qytetarët e thjeshtë. Ka nga ata që thotë se qëllimi i këtij manifestimi është për pushtet, unë kam ardhur të them që po është për pushtet, por për pushtetin kushtetues. Ky është pushteti më i rëndësishëm mbi një shtet ligjor.

Arsyeja e tretë, çfarë emri i vihet kësaj situate? Pushteti i pakontrolluar i shumicës që nuk merr parasysh kërkesat e pakicës, rrezikon të bjerë…

Në Shqipëri, ka mbi dy vite që aktet e qeverisë dhe Parlamentit nuk kontrollohen nga askush. A mund të themi se kemi shtet të së drejtës në Shqipëri, në këto situata?

Lexo edhe :  Ngjela: Berisha si “xhol” që futet kudo, Veliaj prezumohet i pafajshëm

Arseja e katërt është pyetja që i bëra vetes. Në këtë situatë absurdi, ku nuk ka gjykata që të kontrollojë ligjin, pyesja veten si do reagojnë bashkëkombasit e mi. Më kujtohej një shprehje e një juristi të shquar “Një popull që fle në demokraci, ka rrezik të zgjohet në diktaturë”.

Vlerat e këtij kombi për liri, demokraci, nuk kanë vdekur. Sot kur ju shoh kuptoj se ka dhe një arsye tjetër që kam ardhur dhe kjo arsye jeni ju, thirrjet tuaja për gjykata që t’iu mbrojnë të drejtën. Unë mund t’iu uroj duke iu thënë “Zoti iu bekoftë”, por kjo është në dorë të Zotit.

Të fundit

Zjarret masive në Turqi, 3,500 qytetarë evakuohen nga Bursa, katër viktima (VIDEO)

Më shumë se 3,500 banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre të gjatë fundjavës përreth qytetit industrial të Bursës,...

Muskujt kundër mendjes

Nga Lutfi Dervishi Një polic godet me shpullë një kamarier 18-vjeçar. Fadroma që shembin shtëpitë në Theth. Policë në pozicion luftimi. Mungoi vetëm desantimi i...

Nga Obama tek Epstein, teoritë konspirative të Trump që tani po e ndjekin nga pas

Që nga fillimet, teoritë konspirative janë shfaqur si një mënyrë e vazhdueshme për të sfiduar elitën politike, mediatike dhe juridike në SHBA. Sot, rreth...

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria i nxjerr me emër e figurë

Ashtu siç e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, më herët këtë të dielë, më 27 korrik, janë bërë...

Dhunimi i kamarierit në Vlorë, flet vëllai i policit: Nuk e qëlloi Ardiani!

Vëllai i policit të përfshirë në incidentin e dy dite më parë, ku u dhunua një kamerier 18-vjeçar në Vlorë, thotë se personi që...

Lajme të tjera

Web TV