“14 breza lidhur me të”/ Çudit aktorja e famshme turke: Jam pasardhësja e Skënderbeut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja dhe shkrimtarja turke me origjine shqiptare, Pelin Batu, ka hapur polemikat në vendin e saj pasi ka publikuar foton duke përqafuar bustin e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.

Batu ka publikuar në faqen e saj, foton me bustin e Skënderbeut në Gjenevë të Zvicrës.

Aktorja e njohur në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se kanë një lidhje prej 14 brezash me Heroin Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbe.

Ajo theksoi se gjyshja e saj ka lindur në Tiranë ndërsa shtoi se e ëma ka gjetur të dhëna për lidhjen që kanë pasur më Skënderbenë.

“Jam e bindur se mamaja ime do të ishte e nderuar dhe do të ndihej shumë e emocionuar  për këtë. Xhaxhai i mamasë sime bëri kërkime shumë vite më parë, ai quhej Nexhat Bej, jetonte në Ohër. Mamaja e mamasë sime ka lindur në Tiranë  dhe u transferuar në Turqi pas luftës së Dytë Botërore.

Kur familja ime bëri kërkime, gjeti të dhëna që tregojnë se 14 breza më parë familja jonë ishte e lidhur me Skëndërbeun. Nëna ime gjeti të dhëna të lidhur me të.  Kështu na ka thënë xhaxhai”- u shpreh ajo.

Të fundit

Spahiu: Putin përfiton nga takimi me Trump pas izolimit 3 vjeçar

Kreshnik Spahiu tha sot për Report Tv në lidhje me Samitin e Alaskës dhe takimin e presidentëve Donald Trump...

Nga “trend” në tragjedi, thikat në duart e 14-vjeçarëve shqiptarë

Nga Leonard Veizi Nuk është thjesht një modë e shëmtuar. Nuk është një lojë adoleshentësh që përfundon me një plagë të lehtë dhe pak gjak....

Putini, shtrëngim duarsh ‘dominues’ mbi Trumpin

Në simbolikën e samitit historik midis dy udhëheqësve në Alaska, edhe shtrëngimi i duarve mund të marrë një kuptim politik. Para kamerave dhe fotografëve,...

Trump zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn pas takimit me Putin

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, menjëherë pas takimit...

Parashikimi i motit, 16 Gusht 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e...

Lajme të tjera

Web TV