“Kërcimi i fundit”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jemi zyrtarisht në ditën e fundit përpara nisjes së kompeticionit më të lavdishëm në planet.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

La Gazzetta dello Sport fokusohet në lëvizjet e Interit në tregun e transferimeve: “Inter, Thuram është këtu: por kush po largohet?”. Pyetjet lindin se kush do t’i lërë hapësirë ​​ardhjes së mundshme të sulmuesit francez.

Corriere dello Sport në vend të kësaj ia dedikon titullin e saj kryesor çështjes së Cristiano Ronaldos: “I shkarkuar!”. United dëshiron ta përjashtojë atë nga klubi për deklaratat e tij të fundit.

“Milinkovic-Juve, kështu rihapet” është titulli i torinezes Tuttosport, e cila vë në plan të parë Juventusin dhe objektivin e tyre në vitet e fundit.

AS hapet me deklaratën e Luis Enrique, në Twitch-in tashmë të zakonshëm çdo mbrëmje me tifozët e Spanjës, me një urim të veçantë: “Nëse Spanja nuk e bënë, le ta bëjë Messi”. Tekniku i Iberikëve është shprehur se nëse ata nuk do të munden ta fitojnë Kupën e Botës, atëherë shpreson që ta fitojë Messi.

Katalanasja Sport hapet me misionin e Argjentinës dhe duke iu referuar numrit 10 me titullin: “Kërcimi i fundit”. Ky do të jetë Botërori i fundit i legjendës Leo Messi, dhe “Pleshti” do të kërkojë që ta fitojë me çdo kusht.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV