Më në fund!/ Sot nis kompeticioni më i lavdishëm në futboll Kupa e Botës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas më shumë se 4 vitesh pritje, sot starton edicioni i 22 i Kampionatit Botëror të Futbollit. Në kushte aspak të para ndonjëherë më parë, Botërori i sportit më të ndjekur në planet do të zhvillohet në Katar, në vendin e parë arab.

Gjithashtu, është hera e parë në historinë e këtij kompeticioni, që një turne zhvillohet në stinën e dimrin, duke imponuar ndërprerjen për gati 2 muaj të gjithë kampionateve të mëdha evropiane.

Botërori i Katarit konsiderohet si një ndër më të shtrenjtë në histori, ku organizatorët kanë shpenzuar më shumë se 220 miliardë dollarë për stadiume të rinj, infrastrukturë mikpritëse e facilitete të tjera.

Me botën që sytë i ka nga Katari, ky i fundit po përpiqet që të bëjë “show” të vërtetë, nga mëngjesi deri në darkë. Qindra hotele dhe komplekse luksoze janë ndërtuar 12 vitet e fundit, pas lajmit se vendi arab kishte siguruar të drejtën për të organizuar Kupën e Botës 2022.

Bare, klube nate e resorte ditore buzë detit, muze e restorante, janë pjesë e të njëjtës paketë turistike. Përgjatë muajit të kampionatit, janë organizuar 3 festivale të mëdha kombëtare, për të cilat është konfirmuar prania e grupit “Black Eyed Peas” dhe Armin van Buuren si dhe Enrique Iglesias. Mes DJ me famë botërore do të luajnë Tiesto dhe Paul van Dyk.

Nga 20 nëntori deri në 18 dhjetor, kur do të luhet finalja e madhe, vendi me më pak se 3 milionë banorë do të presë më shumë se 1.2 milionë vizitorë nga 32 vende të botës, në një sipërmarrja që në pamje të parë duket shumë e vështirë, por që autoritetet në Katar angazhohen se gjithçka është gati.

Lexo edhe :  Real Madrid ka një ëndërr, por kushton 100 mln euro

Sfidë tjetër për këtë muaj në Katar është dhe ajo e ruajtjes së sigurisë. E për të siguruar që tifozët kokëkrisur të skuadrave të ndryshme nuk do të shkatërrojnë gjithçka, autoritetet kanë pajtuar efektivë nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Turqia, Koreja e Jugut, Franca, Italia dhe Pakistani. Këta trupa janë vendosur rreth stadiumeve në Doha dhe hoteleve ku do të qëndrojnë 32 skuadrat pjesëmarrëse në turne.

Mes efektivëve më të ashpër renditet pa dyshim ata të skuadrës së operacioneve speciale turke, apo ata të policisë franceze.

Ndeshja e parë e kompeticionit do të jetë ajo mes Ekuadorit dhe Katarit që do të luhet pasditen e sotme në orën 17:00, paraprirë nga një ceremoni hapëse që do të zgjasë për rreth një orë.

Institucioni më i lartë i futbollit FIFA ka vendosur që fituesi i trofeut të artë të marrë 40 milionë euro, ndërkohë që vendi i dytë do të fitojë 29 milionë euro ndërsa i treti 26 milionë euro.

Gjithashtu, FIFA ka vendosur të shpërndajë edhe më shumë se 200 milionë euro për klubet që kanë lojtarë në këtë kampionat.

32 kombëtaret e kualifikuara janë të ndara në 8 grupe me nga 4 skuadra.

GRUPI A: Ekuador, Holandë, Katar, Senegal

GRUPI B: Uells, Angli, Iran, Shtetet e Bashkuara

GRUP C: Arabia Saudite, Argjentina, Meksika, Polonia

GRUPI D: Australi, Danimarkë, Francë, Tunizi

GRUPI E: Kosta Rika, Gjermania, Japonia, Spanja

GRUPI F: Belgjikë, Kanada, Kroaci, Marok

GRUPI G: Brazil, Kamerun, Serbi, Zvicër

GRUPI H: Koreja e Jugut, Gana, Portugalia, Uruguai

Të fundit

Sarandë, policia gjen një pistoletë në çantën e dy të rinjve që u plagosën

Policia e Sarandës ka gjetur një armë zjarri në vendin ku u plagosën Ernest Lapaj dhe Gëzim Hoxhaj. Burime...

E pazakontë! Lindin 8 foshnje të shëndetshme me ADN-në e 3 personave

Tetë foshnje të shëndetshme kanë lindur në Britani me ndihmën e një teknike eksperimentale që përdor ADN-në e tre personave, për t’i ndihmuar nënat...

Nxehet situata, Erdogani akuzon Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri, si pretekst...

Aksidenti me 5 të plagosur në Librazhd, 15-vjeçari me urgjencë drejt Traumës

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë në...

Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga...

Lajme të tjera

Web TV