Qeveria britanike i ka shpallur ‘luftë’ emigrantëve, bizneset kundër: Na duhet krah pune!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri britanik për Emigracionin, Robert Jenrick thotë se ai nuk pajtohet me përfaqësuesit e shoqatave të biznesit që kanë ngritur zërin mbi nevojën për të rritur shifrat e migracionit me qëllim krijimin e një rritjeje ekonomike.

Drejtori i Përgjithshëm i Konfederatës së Industrisë Britanike ka bërë thirrje që më shumë njerëz të lejohen të hyjnë në MB.

Ministri Jenrick tha: “Unë nuk jam dakord me këtë.”

Ai shtoi se qeveria britanike është e “ndërgjegjshme” për mungesat e disa profesionistëve dhe do të kërkojë një marrëdhënie “pragmatike, të arsyeshme” me biznesin.

I pyetur nëse Britania e Madhe mund të lëvizë në harmoni më të ngushtë me BE-në, Jenrick tha: “Jo, nuk jemi. Ne kemi një qëndrim të vendosur, ka pasur një debat të gjatë… sa i përket shkallës së marrëdhënies që kemi pasur me Bashkimin Evropian.”

Ai tha se do të dëshironte që bizneset të shikonin brenda Britanisë për punëtorë me kualifikim të ulët.

Ministri Jenrick tha: “Nëse do të isha menaxher biznesi, do të kërkoja në radhë të parë fuqinë punëtore britanike, duke parë se si mund t’i fusja njerëzit vendas në biznesin tim, t’i trajnoja ata, t’i aftësoja për të bërë punën”.

Imigrimi dhe qasja në tregun e punës në BE është diçka që biznesi dëshiron që qeveria të shikojë, dhe Konfederata e Industrisë Britanike bëri thirrje sot për më shumë punëtorë që të vijnë në MB.

Liz Truss ndryshoi ligjin për të lejuar më shumë punëtorë sezonalë në MB – diçka që përflitet se ka kontribuar në dorëheqjen e Suella Braverman asokohe.

Të fundit

Zjarr në pyllin e Lybeshës, terreni malor bën të vështirë punën e zjarrfikësve

Një vatër zjarri ka rënë në pyllin në fshatin Lybeshë, në Njësinë Administrative Vërtop, në Poliçan. Mësohet se flakët...

Fotografonte vajzat në tualet, dënohet me 18,5 vite burg

Një ish-stjuard i linjës ajrore “American Airlines” është dënuar me 18,5 vite burg për vendosjen e një telefoni të fshehur në tualetin e avionit...

Vajza nga Fieri i mori jetën babait sepse ai… nuk e lejonte të argëtohej

Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë në familje në Frashër të Fier, ku vajza mbyti për vdekje me tel...

Ndërron jetë legjenda e wrestling, Hulk Hogan

Hulk Hogan, një nga emrat më të mëdhenj në historinë e “wrestling” dhe një hero fëmijërie për shumë njerëz në të gjithë botën, përfshi...

Dinamo fiton me përmbysje, një hap drejt kualifikimit

Dinamo, pas 15 vitesh mungesë në Europë, triumfoi me rezultatin 2-1 në transfertën e Andorrës, ndaj Atletic D’Escaldes. Vendasit kaluan të parët në avantazh...

Lajme të tjera

Web TV