“Mblidhni batanijet”/ Ukrainasit gati për ‘acar’, mund të jenë pa energji deri në mars

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i operatorit kryesor që furnizon me energji elektrike Ukrainën njoftoi sot se ndërprerjet e energjisë elektrike ka të ngjarë të vazhdojnë të paktën deri në mars të vitit të ardhshëm.

“Unë do të doja që të gjithë ta kuptojnë: ukrainasit ka shumë të ngjarë të jetojnë me ndërprerje të energjisë elektrike të paktën deri në fund të marsit,” tha nëpërmjet një postimi në Facebook Sergej Kovalenko, kreu i ofruesit privat të energjisë YASNO.

Ai u bëri thirrje ukrainasve që të grumbullojnë sa më shumë batanije dhe rroba të ngrohta që të përgatiten për dimrin e gjatë dhe të acartë që i pret.

Gjysma e infrastrukturës energjetike të Ukrainës është dëmtuar nga sulmet ruse, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky.

Të fundit

U shkrumbua nga zjarri i 2019/ “Notre-Dame de Paris” pret meshën e parë të Krishtlindjeve

Për herë të parë që nga zjarri i vitit 2019, katedralja ”Notre-Dame de Paris” po feston sot sërish Krishtlindjet,...

Berisha në eufori: Rrotacion politik më 11 maj

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë shtypi u shpreh optimist se në zgjedhjet e ardhshme të 11 majit do ketë rrotacion politik me PD-në...

PBB rritet me 4,09% në korrik-shtator ngaturizmi, ndërtimi dhe rritja e pagave

Ekonomia e vendit u rrit me 4.9% ne tremujorin  trete te vitit 2024 si rrjedhojë e ecurisë pozitive në  turizëm, ndërtim dhe efektit pozitiv...

Ushqime, lodra, veshje apo…/ Çfarë po blejnë më shumë shqiptarët këtë fundvit

Festat e fundvitit, pavarësisht nga sfidat ekonomike dhe ndryshimeve në sjelljet e konsumatorëve, vazhdojnë të mbeten një periudhë ku shqiptarët janë të prirur të...

Ndalimi i TikTok-ut apo “Të marrësh masa të kota”

Nga Leonard Veizi “Të marrësh masa të kota” është një komedi e shkruar nga dramaturgu francez Pier Bomarshe por që nga publiku njihet gjerësisht si...

Lajme të tjera

Web TV