“Çështje arsimi”/ Lubonja: Në Shqipëri po rritet numri i analfabetëve funksionalë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e numrit të analfabetëve funksionalë po bëhet gjithnjë e më shumë problem.

Analisti Fatos Lubonja, tha në “Open”, se  kjo është një problematikë arsimimi dhe kulture.

Referuar një studimi të bërë, Lubonja tha se 80% e shqitparëve nuk lexojnë, teksa më tej shtoi se nuk është e nevojshme që në skenë të dalin shkrimtarët e librave, por e rëndësihme është që veprat e tyre të vihen në skenë.

“Pashë një studim që 80% e shqiptarve nuk lexojnë, pastaj mendoj se është numër i madh që nuk lexojnë vërtet, për mos të thënë që ka një numër të madh analfabetësh funksionalë dhe shoh që kjo është në rritje dhe besoj se kuptohet që është kështu se leximi për çfarë vlen, për të edukuar njeriun që mendon. Në Shqipëri ka shumë pak njerëz të tillë dhe kjo ka të bëjë shumë me mënyrën si lexojnë ata që lexojnë. Problemi që ngre unë është kjo që të ndërtosh një kokë që mendon, kjo është çështje arsmimi dhe kulture. Çfarë arsimi keni në Shqipëri, për të investohet jashtëzakonisht pak.

Duhet të lexosh që ta shijosh dhe të mund të mendosh më pas. Unë botoj një revistë prej kohësh që nuk del rregullisht, që janë tema të historisë dhe ajo me të cilën ndeshem është që gjej pak autorë shqiptarë që mund t’i botoj dhe e dyta, shumica janë jashtë shtetit që shkruajnë dhe një pjese të mirë duhet t’ua përkthesh sepse nuk shkruajnë as shqip. Vetë nuk isha te panairi i librit.

Pikturat thonë që nuk shihen në ekspozitë, por duhet t’i shohësh në studion e piktorit, edhe libri është e njëjta gjë. Nuk dihet si e gjen, por ka rëndësi që e merr dhe e lexon. Unë jam i teorisë që nuk është intelektual ai që del në skenë me veprën e tij, nuk ka nevojë të dalësh në skenë kur mund të dalë vepra. Problemi është te marketimi, shpesh herë ai është nevojë e induktuar, kur ty të thonë që këtë duhet ta lexosh e me radhë këto janë arsye komerciale”, tha Lubonja në “Open”.

Të fundit

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike, “blindohet” kryeministria

Kur na ndajnë dhe pak orë nga protesta e thirrur nga Partia Demokratike, në vendin ku do të zhvillohet...

Lumi Devoll pushtohet nga mbetjet, banorët thirrje institucioneve: Merrni masa!

Fshatrat Pojan dhe Orman, në bashkinë Maliq, po përballen me një situatë alarmante për shkak të derdhjes së ujërave të zeza dhe mbetjeve urbane...

Basha thirrje për ndryshim më 11 maj/ Sistemi i qeverisë Rama skllavëron shqiptarët!

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha bën thirrje për ndryshim më 11 maj, duke ftuar qytetarët të mbështesin alternativën e tij për një Shqipëri më...

Specie e rrallë në Vlorë/Gjarpëri i detit 2.5 metër i gjatë bie në rrjetat e peshkatarëve

Një specie e rrallë, gjarpër deti me gjatësi 2.5 m ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Radhimës. Lloji i gjarpërit Ophisurus serpens është kapuur nga...

8 Shkurt 1828/ Zhyl Vern, shkrimtari i fantazive të çmendura që u bënë realitet

 -Në ditën e lindjes së shkrimtarit të madh francez-  Nga Leonard Veizi I pabesueshëm në fantazinë e tij, ai solli për mes letërsisë, një botë ireale...

Lajme të tjera

Web TV