Errësimi i xhamave të makinave, zbardhen tarifat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Errësimi i xhamave të automjeteve kushton nga 1 500 lekë deri në 20 000 lekë në varësi të pozicionit të xhamit. Errësimi për xhamin fundor, xhamat anësorë të pasmë, xhamat trekëndorë të pasmë të autoveturës kushton 1,500 Lekë, errësimi për xhamat anësorë e të përparmë të autoveturës  20,000 lekë dhe certifikata e miratimit të errësimit të xhamave të autoveturës kushton 1,500 Lekë.

Tarifat janë miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, e cila bën të ditur se një xham konsiderohet që është i errësuar nëse tejçueshmëria e Dritës (TD) është më pak se 70%! Me errësim të xhamit kuptojmë përdorimin e materialeve errësuese, por që vlera/niveli i errësimit në përqindje (%) përfshin totalin, së bashku, të xhamit origjinal dhe materialit errësues.

Nuk lejohet errësimi i xhamit të përparmë ballor të mjetit. Përjashtimisht, lejohet ulja e tejçueshmërisë së dritës (TD) në xhamin e përparmë ballor vetëm në pjesën e sipërme, në një shirit gjatësor, gjerësia e të cilit është deri në 125mm Nivelet e lejuara të errësimit: Për xhamat e përparmë anësorë, të drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit, parashikohet nivel tejçueshmërie drite (TD) jo më pak se 50%.

Duhet patur parasysh që errësimi që ka xhami origjinal së bashku me materialin errësues të mos e kalojnë nivelin e 50% errësim! Errësimi i xhamave të përparmë anësor tarifohet me vlerën 20,000 Lekë për të dy xhamat (përveç tarifës prej 1,500 Lekë të certifikatës së miratimit për këtë shërbim).  Për xhamat e pasmë anësorë dhe xhamin fundor, tejçueshmëria e dritës (TD) mund të jetë nga 10% deri në 70%, me kushtin që të mos cënohet sistemi i shikimit prapa.

Për autoveturat me xhama origjinalë (jo të veshur me materiale errësuese) parashikohet:

Lexo edhe :  Tregtia e mallrave të konsumit nxit rritjen ekonomike

Për xhamat e fabrikuar, të errët, përveç xhamave anësorë të përparmë, lejohen të qarkullojnë pa Certifikatë Miratimi!

Për xhamat anësorë të përparmë, të errët, duhet të respektohet niveli i tejçueshmërisë së dritës (TD) jo më pak se 50%! Për çdo nivel mbi 30% deri 50% të errët, edhe kur errësimi është origjinal/jo me materiale errësuese mbi xham, autovetura i nënshtrohet Certifikimit/Tarifës që buron nga Udhëzimi Nr.5, dt. 7.10.2019! Zotëruesi i mjetit duhet të paraqitet pranë Drejtorisë Rajonale sipas juridiksionit ku ka banimin për pagesën e tarifës prej 20,000 Lekë dhe pajisjen me certifikatë miratimi e cila kushton 1,500 Lekë.

Nuk është e nevojshme pajisja me certifikatë miratimi nga DPSHTRR për:

  • Grilat që janë pjesë konstruktive e autoveturës;
  • Xhama të errët të homologuar nga prodhuesi i xhamave dhe që kanë shenjën e miratimit të tipit KE (përjashtuar rastet e parashikuara më sipër).
  • Xhama jo të errët, të cilëve u është aplikuar material, por nuk e kalojnë nivelin e errësimit prej 30% (TD jo më pak se 70%).

Nuk lejohet që për errësimin e xhamave të përdoren:

  1. Materiale me ngjyra monokromatike si e kuqe, jeshile, blu, e verdhë, portokalli, etj;
  2. Materiale që krijojnë efekt reflektues ose pasqyrues;
  3. Materiale që bllokojnë plotësisht shikueshmërinë;
  4. Materiale që krijojnë efekte turbulluese ose shpërqëndruese për shikimin e drejtuesit të mjetit;
  5. Materiale që bëjnë errësimin e xhamave përmes përdorimit të lëndëve spërkatëse./Fjala.al/

 

Të fundit

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një...

Takimi Zelensky-Putin, në skenë del… Budapesti

Shtëpia e Bardhë po e shqyrton kryeqytetin hungarez Budapestin si një vend për të pritur një samit të mundshëm trepalësh midis Presidentit të SHBA-së...

“Çfarë dreqin po thotë ky?!” Giorgia Meloni bëhet virale

Kryeministria italiane Giorgia Meloni ka qenë një prej politikanëve të rëndësishëm, që morën pjesë në takimin me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, për...

Vala e fundit e të nxehtit shkakton mbi 1000 vdekje në Spanjë

Spanja është goditur nga një valë ekstreme të nxehti nga 3 deri më 18 gusht, e cila ka rezultuar më vdekjeprurësja deri më tani,...

Liverpool ofron shifrën rekord për Alexander Isak

Liverpool jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga transferimi i Alexander Isak, pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të Newcastle, por klubi i kuq po...

Lajme të tjera

Web TV