Vrasja e tregtarit në Korçë, pyetet ish-kunati dhe motra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Devis Hoti është djali që ka dalë para gjykatës për aktin makabër të pak ditëve më parë në fshatin Mborje të Korçës. Ai ka refuzuar të jetë autor i atij krimi por prokuroria ka vijuar të hedh dritë mbi fakte dhe prova.

Madje ditën e sotme është pretenduar edhe për një analizë ADN-je. Kampionët mendohet se janë të pështymës. Por nuk dihet nëse kanë marrë ndonjë kamion nga mbetjet në duart e viktimës.

Flamur Duçi është përleshur shumë me agresorët që e kanë sulmuar. Madje dyshohet që ka kapur edhe thikën për vetëmbrojtje, mjet me të ciline dhe është vrarë.

Por, në fakt, policia dhe prokuroria e Korçës e kanë arrestuar të riun vetëm në sajë të disa shenjave që kishte në trup. Nuk është asnjë lloj prove tjetër që e vë nën akuzë deri në daljen e përfundimit të analizave shkencore.

Sipas të dhënave hetimore mësohet se janë dokumentuar disa dëshmi. Motra dhe ish-kunati i viktimës kanë treguar fakte mbi karakterin e Flamurit.

Mësohet se që nga divorci e më vonë Flamur është konfliktuar jo vetëm me familjen e ish-gruas por edhe me të vëllanë e vet. Me këtë të fundit është rrahur për shkak se ka dyshuar se i ka helmuar kalin.

Vetë ish-kunati ka pranuar në prokurori se në atë kohë është konfliktuar me të por më vonë nuk ka patur komunikim. Edhe motra e viktimës e ka pranuar këtë fakt.

Ngjarja që tronditi Korçën, jo vetëm për vrasjen por edhe për mënyrën se si u krye krimi është ende pa një autor konkret.

Ekspertët kanë dyshime të arsyeshme në lidhje me personat që kanë marrë pjesë në krim. Dyshohet se janë të paktën 2. Po ashtu në hetim tashmë është edhe pista e grabitjes.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

Fillimisht dyshimi ishte vetëm për shkak të divorcit me ish-gruan por dalja në skenë e njerëzve të afërt të viktimës ka bërë që grupi hetimor të ndryshoje kahje. /Fjala.al/

 

 

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV