E pabesueshme, por e vërtetë/ Ukraina dhe Rusia njoftojnë marrëveshjen e radhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina dhe Rusia kanë kryer shkëmbimin e tyre të fundit të të burgosurve, me të dyja palët duke dorëzuar 50 ushtarë të robëruar pas negociatave, kanë thënë zyrtarët nga të dyja palët teksa ministria ruse e mbrojtjes tha se Ukraina kishte liruar 50 ushtarë rusë që ishin kapur.

Ndërkohë, Andriy Yermak, kreu i administratës presidenciale të Ukrainës, tha në Telegram se Ukraina kishte marrë 48 ushtarë dhe dy oficerë, ndërsa tha: Ne kemi arritur të kthejmë 19 ushtarë të Mariupolit, si dhe 15 të burgosur lufte nga termocentrali bërthamor i Çernobilit dhe shtatë nga ishulli Zmiiny.

Që nga fillimi i luftës, Kievi dhe Moska kanë shkëmbyer mbi 1000 robër lufte, ndërsa muajin e kaluar, më shumë se 100 gra ukrainase u liruan nga robëria ruse.

Nga ukrainasit, 12 ishin civilë dhe 37 ishin kapur nga forcat ruse pas rënies së fabrikës së çelikut Azovstal në qytetin port të Mariupolit në maj.

Të fundit

Ku i ka provat Saliu?

Nga Spartak Ngjela Ish-kryeministri Sali Berisha, në të njëjtën kohë dhe kryetari i Partisë Demokratike, ka deklaruar se: "misioni i...

Mori mandatin e katërt/ Rama: Më ka zënë belaja me kolegët!

Gjatë intervistës me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), Rama fol për fitoren e tij në zgjedhjet e...

Martesat brenda fisit, ja qyteti i shkatërruar nga sindroma e veçantë

Në një nga zonat më të izoluara të Brazilit, në lokalitetin Serrinha dos Pintos, në veriperëndim të vendit, është zbuluar një përhapje shqetësuese e...

12 milionë turistë për 2024/ Rama: Do të preferoja që Shqipëria të bëhej një “Itali” e re

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), platforma globale...

Autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake në Fier, disa të lënduar

Një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier, mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “ Ura e...

Lajme të tjera

Web TV