“Samba e trishtuar”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fitorja e bujshme dhe spektakli i Brazilit ndaj Serbisë do të jetë në qendër të mediave botërore për ditën e sotme.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive për ditën e sotme:

Hapja e La Gazzetta dello Sport i kushtohet “magjisë së Brazilit”. E mira fillimisht për kombëtaren e Tites ishte marrja e tre pikëve ndaj Serbisë dhe nisja me sukses e Botërorit. Megjithatë, në kombëtare janë të shqetësuar për gjendjen e Neymar, i cili doli nga ndeshja me kyçin e këmbës të fryrë.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 25/11/2022

“Zotërinj, kjo është samba”, është titulli kryesor i Corriere dello Sport. Richarlison dhe shokët e tij rrëzuan Serbinë, me sulmuesin e Tottenhamit që realizoi dopietë, me golin i dytë që ishte kryevepër.Prima Pagina Corriere dello Sport 25/11/2022

Faqja e parë e Tuttosport i dedikohet në vend të kësaj Moise Kean: “Kean e ka marrë mësimin e tij”. Intervistë me vëllain e qendërsulmuesit të Juventusit, një nga pilotët e mëdhenj të skuadrës së Juventusit deri më tani.Prima Pagina Tuttosport 25/11/2022

Prestigjiozja Marca hapet me titullin: “Cristiano Ronaldo bën histori”. Lojtari i parë në histori që shënon në pesë Kupa Bote. Prima Pagina Marca 25/11/2022

Francezja L’Equipe hapet me dëmtimin e yllit të Brazilit dhe PSG-së: “Samba e trishtuar”,  pas problemit të kyçit të këmbës nga Neymar.Kopertina e L'Equipe (Francë)

Gazeta portugeze A Bola ia kushton faqen e parë Portugalisë së Fernando Santos dhe të përjetshmit Cristiano Ronaldo: “Merr frymë thellë”. Portugezi, i liruar pas lamtumires me Manchester United, shkruan një tjetër histori duke u bërë lojtari i parë në histori që shënon në pesë Kupa Bote (2006-2022).Cover of A Bola (Portugali)

Të fundit

Sfida me Serbinë, Taulant Balla i “bashkohet” Kombëtares kuqezi

Të shtunën në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare do të dalë në fushën e lojës për t’u përballur me Serbinë....

Përplasen dy makina në Pogradec, shpëton mrekullisht fëmija

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së dielës në Pogradec. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar edhe të lënduar. Drejtuesi i një...

Zoo Park hapi dyert për fëmijët në ditën e 1 Qershorit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, më 1 Qershor, Kopshti Zoologjik i Tiranës u shndërrua në një vend të mbushur me hare, ngjyra...

Ipeshkvi i Dioqesës së Sapës: Mos e shkatërroni familjen me divorce

Përballë sfidave të vështira, shoqëria ka nevojë për më shumë besim, durim dhe mirësi, tha kreu i Kishës Katolike në veri të Shqipërisë, Monsinjor...

Paradoksi shqiptar, 922 kandidatë për deputet morën deri në 99 vota

Nga Afrim Krasniqi Në një tryezë debati mbi elitat politike në Shqipëri dhe EJL një studiues gjerman u habit kur dëgjoi citime të CV-së së...

Lajme të tjera

Web TV