6 dhjetori/Berisha thirrje nxënësve dhe studentëve të dalin në protestë:Garantojmë se…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se kjo forcë politike do të zhvillojë një protestë paqësore në 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të mbahet edhe samiti BE-Ballkani Perëndimor.

“Falenderoj BE-në që me deklaratën e djeshme u dëshmoi shqiptarëve se ata vijnë këtu për mbështetjen e popullit shqiptar, vijnë këtu për mbështetjen e demokracisë në Shqipëri. Kanë përzgjedhur Tiranën edhe për qëllimet e tyre gjeostrategjike. Thirrja dhe kërkesa që liritë dhe të drejtat e qytetarëve të respektohen ishte përgjigjja më e shkëlqyer që morën Rama dhe tellallët e tij të cilët me reagimin e tyre të tmerruar nga protesta, të krijonin përshtypjen se në Tiranë nuk po mblidhen kryeministra dhe presidentë të vendeve të lira, por po mblidheshin diktatorët e gjithë botës. Kjo mori përgjigje përfundimtare”, tha Berisha.

“Garantoj dhe siguroj që PD vendosmërisht përcaktohet për një tubim i cili ka synim më madhor paraqitjen e të vërtetave të shqiptarëve në mënyrë dinjitoze, civile dhe ka padiskutim në konsideratë të plotë garancinë e sigurisë të miqve që vijnë, respektin e hekurt dhe rigoroz të rregullave të mikpritjes shqiptare. Thirrja ime për çdo shqiptar është të dalim atë ditë të protestojmë për të dëshmuar përkushtimin tonë jetik ndaj vlerave europiane, vlera të cilat në këto 8 vite kanë bjerrur, janë deformuar dhe deri diku zhdukur nga regjimi i narkoshtetit. Është e martë, është ditë pune, ora 12, por sakrifica ia vlen. Unë kam besim se do jenë të pranishëm. Ftoj nxënësit e shkollave që atë ditë t’ia kushtojnë të ardhmes së tyre evropiane, ftoj studentët e tyre nga mbarë vendi, të mblidhen në Tiranë. Është një rast unik, i papërsëritshëm, që ne të shprehim mbështetjen tonë të fuqishme për vlerat evropiane. Janë kaq në rrezik në Shqipëri.”, deklaroi kreu i PD-së.

Të fundit

Debati për nevojën e mosndryshimit të PD

Nga Mero Baze Ky debat që në PD të mos ketë debat për Berishën, është më i pazakonti në botë. Në...

Turizmi luksoz ‘shkund’ xhepat në jugun e Shqipërisë/ Eksperti zbulon shifrat e çmendura

Duke folur mbi zhvillimet në këtë sektor, eksperti i turizmit Isa Krasniqi theksoi se përveç pushimeve tradicionale, në Shqipëri ekziston edhe një segment i...

1947: Incidenti i Roswell, një përplasje UFO dhe misteri që vazhdon të mbijetojë

Një ngjarje që ndryshoi perspektivat për jetën jashtëtokësore Në verën e vitit 1947, një ngjarje e pazakontë ndodhi në një qytet të vogël në jug...

“Doktrina e të papriturës”, si e ka ndryshuar Trump lojën globale të sigurisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, njihet për një gjë të vetme e të sigurt: është i paparashikueshëm! Në një intervistë muajin e kaluar, kur u pyet...

Horoskopi ditor, 7 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Lajme të tjera

Web TV