VIDEO/ Kameruni shokon Serbinë dhe i mohon fitoren me dy gola avantazh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kamerun-Serbi janë ndarë në “paqe” me barazimin 3-3, duke marrë secila prej dy skuadrave pikën e parë në Kupën e Botës Katar 2022.

Kjo ndeshje ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, me serbët që dominuan minutat e para, megjithatë golin e parë e gjetën kamerunasit që realizuan me Castelletto në minutën e 29’.

Më pas Serbia mori situatën në kontroll dhe barazoi në minutën e 45+1’ me Pavlovic, ndërsa në minutën e 45+3’ Milinkovic-Savic përmbysi rezultatin.

https://youtu.be/FPZlbzu8TEY

Në pjesën e dytë u realizuan edhe tre gola të tjerë, Mitrovic e çoi në 1-3 rezultatin në minutën e 53’.

Kameruni reagoi mjaft mirë dhe ngushtoi diferencën me Aboubakar që gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 63’.

Ndërsa në minutën e 66’ Choupo-Moting do të realizonte golin e barazimit.

Pas këtij takimi Kameruni renditet në vend të tretë me një pikë, ndërsa Serbia në vend të katërt po me një pikë.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV