Sizmiologu i famshëm grek flet mbi tërmetet e fundit: Çfarë e pret rajonin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sizmiologu kontravers grek Akis Tselentis ka bërë disa paralajmërime në lidhje me tërmetet e fundit në zonën e Evias në Greqi, të cilat sipas tij kanë ndodhur për arsye që nuk mund të shpjegohen ende me të dhënat që kanë institutet e sizmiologjisë në Greqi.

Tselentis thekson për mediat greke se zona ku kanë ndodhur tërmetet e fundit nuk njihet si një rajon me aktivitet sizmik edhe pse muajt e fundit është vërejtur një shtim i lëkundjeve në këtë perimetër, raporton abcnews.al.

Nuk prisnim të ndodhte tërmet në këtë zonë. Duket si një shkarje e vogël, por me të dhënat e tanishme nuk mund ta caktojmë sa. Pritet që me kalimin e ditëve dhe me mbledhjen e të dhënave të tjera të zbulojmë edhe rrethanat e këtyre tërmeteve të papritur në Evia”, tha ai për mediat lokale.

Gjatë javëve të fundit është Turqia është përballur me tërmete të ngjashme, madje edhe më të fortë, gjë që mund të tregojë se ka një lidhje mes tyre, por Tselentis e mohon këtë.

Nuk shoh ndonjë lidhje mes tërmeteve në Anadoll dhe atyre në Greqi tani. Nuk janë e njëjta linjë thyerje e pllakave të tokës”, shprehet ai.

Më herët, sizmiologu i njohur grek, Dr. Gerasimos Papadopoulos tha për “Protothema” se tërmeti i sotëm ishte “njoftuar” nga disa tërmete të tjera më të vogla, të cilat kishin filluar që prej tetorit të këtij viti, ndërsa i gjithë rajoni, përfshi Turqinë, si edhe Shqipërinë në veri, është përfshirë nga një shtim i aktivitetit sizmik gjatë viteve të fundit.

Turqia është goditur nga disa tërmete të fuqishme gjatë viteve të fundit, ashtu si edhe Greqia dhe Shqipëri, të cilat kanë shkaktuar dhjetëra viktima.

Lexo edhe :  Vuçiç i prerë: Nuk kam shef dhe nuk jap llogari

Është e rëndësishme të theksohet se aktiviteti sizmik në këtë zonë ka nisur që në tetorin e kaluar me shumë tërmete me magnitudë më të vogël ku më i madhi ka ndodhur dje më 28 nëntor me magnitudë 3.3 Rihter. Pra tërmeti i mëngjesit prej 4.8 Rihter do të thoja që ishte “njoftuar” nga një seri tërmetesh që zgjatën për dy muaj. Kështu që ne shkencëtarët do të duhet të marrim parasysh këtë histori të dy muajve të fundit për të parë nëse ky tërmet është kryesori apo jo. Do të duhet të presim disa ditë për të pasur një mendim më i vendosur”, tha ai.

Të fundit

Ministri Hasani: Anëtarësimi në BE është qëllim kombëtar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në panelin e organizuar për vendet e...

Gjykata Federale ndalon dërgimin e Gardës Kombëtare

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kanë shkelur ligjin federal duke dërguar trupat e Gardës Kombëtare në mbrojtje të...

Merkatoja na dha një sinjal: Champions League ndahet mes Realit dhe Liverpool

Liverpool duket skuadra e vetme e cila mund të rivalizojë me Real Madrid në Champions League këtë sezon. "Të kuqtë" kanë bërë një revolucion thuajse...

Kur do përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të përgatitet...

“Topi i Artë? Si mund ta them se nuk e dua? Dua edhe Champions”

Lamine Yamal ka shumë ëndrra. Ai sivjet është midis 30 kandidatëve për Topin e Artë. Mund edhe ta fitojë, por favorit duket francezi Ousmane...

Lajme të tjera

Web TV