Will Smith rrëfen të gjitha ndjesitë e tij pas shuplakës famëkeqe në ‘Oscars’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori Will Smith ka rrëfyer për herë të parë të gjitha ndjesitë e tij pas shuplakës famëkeqe në ‘Oscars’.

Unë e humba. Ky ishte një zemërim që ishte akumuluar për një kohë vërtet të gjatë. Ajo ishte një natë e tmerrshme siç mund ta imagjinoni. Ka shumë nuanca dhe kompleksitete në të, por në fund të ditës, unë thjesht e humba kontrollin dhe ajo që dua të them është se ju kurrë nuk mund ta dini se çfarë është duke përjetuar një njeri në të vërtetë. Ishin shumë gjëra. Ishte djali i vogël që pa babain e tij duke rrahur nënën e tij (referuar dhunës që babai i tij ka ushtruar ndaj nënës së aktorit). E gjithë kjo u shfaq në kokën time në atë moment. Ky nuk është ai që dua të jem,” tha Smith në “The Daily Show With Trevor Noah” të Comedy Central.

Kujtojmë se Smith hyri në skenë në ceremoninë e çmimeve të Hollivudit, pasi Rock bëri një shaka për kokën e rruar të gruas së tij, dhe e goditi atë me shuplakë.

Smith, i cili iu bashkua emisionit për të promovuar filmin e tij të ri “Emancipation”, u përlot disa herë duke përfshirë momentin kur ai ndau një histori të përzemërt se si përfundoi nata e tij pas ceremonisë së çmimeve ‘Oscars’. Smith tha se pa nipin e tij 9-vjeçar pasi u kthye në shtëpi.

“Ne erdhëm në shtëpi dhe ai kishte qëndruar deri vonë për të parë xhaxhain e tij. U ulëm në kuzhinën time dhe ai ishte në prehrin tim dhe pyeti: ‘Pse e godite atë njeri, xhaxhi Will?’”, tha Smith.

Të fundit

Glasnost hap rrugën për lirinë fetare, Gorbaçov premton një epokë të re të besimit

1988 – BRSS Në prill të vitit 1988, në një ngjarje me domethënie të thellë për një shoqëri që për...

Rama urdhëron sërish: Asnjë lavazh nuk do qëndrojë mes lagjeve

Rama thotë se ata që kanë lavazhe të tilla duhet t’i heqin vetë, në mënyrë që të mos paguajnë gjobën për krim mjedisor. Kryeministri Edi...

Amber tallet keq me Gjestin: “Kush është ky, Frederik Ndoci?”

E ftuar në një intervistë televizive, Amber Candy ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, foli më shumë për periudhën që po kalon tani pas...

Pse po përshkallëzohen luftërat që Trump premtoi se do t’i përfundonte?

Analizë nga Brett H. McGurk | CNN | Gjatë fushatës elektorale, Donald Trump premtoi se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë ditën e parë...

Berisha: Farsa e 11 majit, hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, denoncoi atë që ai e quan si “farsë elektorale” duke e konsideruar si “më...

Lajme të tjera

Web TV