E pazakontë! Çudit shkrimtari, hëngri bar për 9 muaj: Jeta si kafshë, më pak stresuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shkrimtar vendosi të kishte një jetë ndryshe sepse mendonte se do të ishte shumë më pak stresuese si një kafshë.

Nuk ka fatura për të paguar as punë për të bërë, thjesht shtrihesh në një fushë duke ngrënë bar.

Për disa tingëllon e çuditshme, por për të tjerët është ideale.

Megjithatë, njerëzit nuk mund të bëjnë shumë për të transformuar veten në dhi dhe për t’i shpëtuar përgjegjësive të jetës së përditshme, por disa vite më parë autori Thomas Thwaites vërtetoi të kundërtën.

Në librin e tij GoatMan: How I Take A Holiday From Being a Human, Thwaites përshkruan se si ai adoptoi thundrat protetike dhe u përpoq të hante bar për të jetuar më shumë si një dhi, pas vitesh duke besuar se jeta do të ishte shumë më pak stresuese si një kafshë.

Në një intervistë në programin Today të BBC Radio 4, Thwaites kujtoi se si fëmijë kishte menduar se nuk do të kishte nevojë të shkonte në shkollë nëse do të ishte mace.

Thwaites kaloi nëntë muaj duke u përpjekur të jetonte si dhi, ndërsa financimi i tij ndihmoi në pagesën e gjymtyrëve protetike, duke përfshirë dy këmbë dhe thundra shtesë, të bëra nga një mjek në klinikën e protetikës të Universitetit të Salfordit.

Ai gjithashtu mendoi të merrte një stomak të rremë për ta ndihmuar në tretjen e barit, por duhej ta braktiste atë plan për shkak të paralajmërimeve shëndetësore.

Autori përfundimisht udhëtoi në një fermë në Alpe për t’u zhytur plotësisht në jetën e dhive, pas së cilës ai e përshkroi përvojën tre-ditore në fermë si “një lloj kohe të veçantë”.

Të fundit

Erdogan i kap gishtin Macron dhe nuk ia lëshon/ Videoja nga Samiti në Tiranë bëhet virale

Një moment sa befasues aq edhe komik u kap gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti...

Përplasje me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Policia ka referuar në SPAK materialet për demokratët Edi Paloka dhe Klevis Balliu, pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën...

Ceremonia e përurimit/ Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla (VIDEO)

Papa Leoni XIV, ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se vjen para besimtarëve si një...

FOTO/ Imazhi i Shën Pjetrit dhe vula e tij, dalin pamjet e unazës së Papa Leonit XIV

Vatikani ka publikuar detajet e unazës së Papa Leonit XIV, e cila ka një imazh të Shën Pjetrit në shiritin e jashtëm, me mbishkrimin...

Inteligjenca Artificiale mund t’ju tregojë se sa shpejt po plakeni nga një foto

Një fotografi është e mjaftueshme për të zbuluar se sa i vjetër është në të vërtetë trupi ynë. Nuk po flasim për moshën kronologjike,...

Lajme të tjera

Web TV