Gjermania kërkon me urgjencë punonjës të kualifikuar, ja për cilën kategori bëhet fjalë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar, kështu shkruajnë mediet vendase.

Për rrjedhojë qeveria gjermane planifikon të ndjekë shembullin e Kanadasë me sistemin e pikëve për të tërhequr me procedura të përshpejtuara punëtorë të kualifikuar.

Sipas dokumentit, i cili pritet të diskutohet nesër në parlamentin gjerman, grupi i punës po shqyrton ,mënyra për të tërhequr punëtorë me aftësi të mira, që të jenë të aftë të punojnë dhe të jetojnë në Gjermani.

Titulli i projektit që do të diskutohet nesër, 30 nëntor në parlamentin gjerman është: Baza për emigrimin e punonjësve të specializuar nga vendet e treta.

Shteti dëshiron të vendosë se kush meriton më shumë një “kartë mundësie” të tillë bazuar në një sistem pikësh transparente dhe jo-burokratike.

Kriteret e përzgjedhjes së punëtorëve mund të përfshijnë kualifikimet, aftësitë gjuhësore, përvojën e punës, lidhjen me Gjermaninë dhe moshën.

“Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë të kualifikuar në të gjithë sektorët. Prandaj duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë, brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në deklaratë.

Përveç kësaj, qeveria gjermane planifikon të krijojë programe të posaçme në vende të ndryshme për të promovuar Gjermaninë dhe gjuhën gjermane.

Të fundit

Sfida e Inteligjencës Artificiale vjen nga Kina

Vitin e kaluar, mes bujës së shkaktuar nga ardhja e ChatGpt, një gazetë e qeverisë kineze u përpoq të...

Blinken: Dërguam armë në Ukrainë para se të niste lufta

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin furnizuar me armë autoritetet ukrainase edhe para fillimit të luftës. Ai...

Shenohen 19 gola në 6 ndeshje, Siti fiton serish.

Janë luajtur gjashtë ndeshje të vlefshme për javën e 20-të të Premier Ligë. Vetëm Totenhem dhe Njukasëll u përballën në orën 13:30, ndërsa takimet...

“Erdhën në mesnatë, të armatosur me shkopa bejsbolli”

Një sherr masiv ndodhi në Gjashtë të Sarandës më datë 1 janar 2025, ku u përfshinë katër punonjës policie, të gjithë vëllezër. Pala e...

Debati mbi ndikimin e rrjeteve sociale/ Ka më shume rëndesi si i perdor

Në debatin e përhershëm mbi ndikimin e rrjeteve sociale në shëndetin mendor, shpesh neglizhohet një aspekt shumë i rëndësishëm: si i përdorim ato. A...

Lajme të tjera

Web TV