Përfundon grupi D/ Kualifikohet Franca dhe Australia, dështon Danimarka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Australia mori një fitore të madhe ndaj Danimarkës në ndeshjen e fundit të Grupit D, teksa fitoi me rezultatin 1-0. Golin vendimtar e shënoi Khazri në fraksionin e dytë të lojës ndërsa Danimaka i jep fund rrugëtimit të saj në Katar duke zhgënjyer pritshmëritë.

Pjesa e parë ishte me mjaft ritëm teksa nuk munguan rastet për të dyja skuadrat, edhe pse ato mundësitë flagrante munguan. Sidoqoftë, Danimarka e detyruar edhe prej pikëve, ku i duhej vetëm fitorja tentoi të shfaqej më imponuese dhe Eriksen provoi kuadratin me një goditje tokazi në brendësi të zonës.

Por, fantazisti i Manchester United nuk pati shënjestrën e duhur dhe në këtë formë pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0. Në fraksionin e dytë, Australia arriti të konkretizonte shansin e saj nëpërmjet Leckie që dërgoi në festë të tijtë në minutën e 60-të. Një gol që mbeti në fuqi deri në fundin e ndeshjes me Australinë që me gjashtë pikë kualifikohet si e dyta e grupit dhe pret në fazën e ardhshme sfidën me fituesit e Grupit C. Hera e fundit që Australia kalonte grupin ishte në vitin 2006.

Në sfidën tjetër, Franca e mbyll në vendin e parë Grupin D, edhe pse “Gjelat” të përfshirë nga ndryshime të shumta në formacion prej Didier Deschamps dolën të mposhtur nga ndeshja e tretë në grup përballë Tunizisë me rezultatin 1-0.

Sa i takon sfidës, Franca nuk shkëlqeu sidomos në pjesën e parë të lojës me tunizianët që u shfaqën kërkues në pjesën më të madhe të fraksionit të parë, të imponuar edhe nga shansi minimal që kishin për t’u kualifikuar. Në minutën e tetë, Tuniza në fakt e gjeti rrugën e rrjetës, por festa zgjati pak pasi Ghandri ishte në pozicion të parregullt dhe anësori u tregua i vëmendshëm për ta akorduar ndërsa edhe VAR konfirmoi vendimin e tij.

Lexo edhe :  F1/ Lando Norris dhe McLaren dominojnë në Austri, Verstappen i jep “lamtumirën” titullit

Në 45-minutat e dyta, Franca provoi të shfaqej më kërkuese në fushë, por Tunizia befasoi dhe i ndëshkoi në minutën e 58-të me anë të Khazri që përfitoi edhe nga një gabim i Fofana në mesfushë. Në vijim, Franca provoi maksimumin për të reaguar sidomos me Mbappe dhe Dembele që u aktivizuan pas disavantazhit, por pa rezultuar të suksesshëm. Në fund, Griezmann shënoi por VAR ndërhyri dhe e anuloi golin e francezëve ndërsa Tunizia pavarësisht fitores nuk ia del të kualifikohet edhe pse e mbyll grupin me katër pikë.

Nga ana tjetër, në fazën pasardhëse, Franca pret përballjen me skuadrën e renditur në vendin e dytë në Grupin B, aty ku rrezikohet edhe një sfidë me Argjentinën.

Të fundit

Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, topi shkon te Presidentja

Ekspertët e çështjeve ligjore-kushtetuese thonë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk solli zgjidhje për krizën institucionale në Kosovë. Sipas...

“Kryeministri juaj nuk ka turp”/ Nigel Farage s’i ndahet Ramës pas debatit për emigrantët

Nuk është vetëm çështje shifrash të shqiptarëve në Britaninë e Madhe debati në distancë mes Nigel Farage dhe Edi Ramës, por edhe një qejfmbetje...

E bujshme! Leo Messi lë Amerikën për t’u rikthyer në Europë?

Kanë kaluar katër vite që kur Lionel Messi u largua nga Barcelona, por fansat ende ëndërrojnë rikthimin e legjendës argjentinase te klubi i zemrës...

Arrestimet ndaj opozitës/ Mediu ankohet te ndërkombëtarët, nuk harron as zgjedhjet

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi sot se shqiptarët po përballen me një situatë shumë kritike, sepse nuk ka më sistem parlamentar. Në fjalën...

Thomas Muller transferohet në Serie A? E kërkon klubi i madh italian

Thomas Muller po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Bayern. Sulmuesi veteran do të largohet nga klubi bavarez menjëherë sapo të mbarojë aventurën...

Lajme të tjera

Web TV