Parashikimi i motit për sot, vranësira dhe shi në disa pjesë të vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në të gjithë vendin tonë, vijon nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat Jugore. Herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe izoluara, më të dukshme në zonat Juglindore dhe ekstremin Jugor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë, sipas Meteoalb.

Kosova
Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Lindore, por nuk do të mund të sjellin reshje në territor.

Maqedonia e Veriut
Masat ajrore të qëndrueshme do të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, ku pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin. Parashikohet që herë pas herë të ketë shtim gradual të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.

Rajoni dhe Europa
Europa Lindore dhe Qendra e kontinentit do të jenë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do sjellin kthjellime dhe kalime vranësirash. Ndërsa pjesërisht Europa Jugore do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut. Po ashtu me vranësira dhe reshje dëbore mbeten Vendet Nordike.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV