Paraqitje mjaft të mira në Kupën e Botës, Real Madrid ndjek me kujdes Bruno Fernandesin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madridi ka shfaqur interesin për mesfushorin kreativ të Manchester United dhe Portugalisë, Bruno Fernandes.

28-vjeçari ka pasur një fillim fantastik në Kupën e Botës, duke regjistruar dy gola dhe dy asistime në dy ndeshjet e para të Portugalisë në fazën e grupeve.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, këto paraqitje kanë shtyrë Real Madridin të dërgojë skautët për të parë Fernandes, i cili do të jetë në aksion sot (e premte) kundër Koresë së Jugut.

Los Blancos më parë ishin të interesuar për nënshkrimin e portugezit kur ai ishte tek Sporting Lisbona. Ai iu bashkua me Unitedin në janar të vitit 2020 për 63 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2026.

Si rezultat i paraqitjeve të tij të deritanishme në Botëror, Real Madridi ka riaktivizuar interesin për Fernandes.

Ata po shikojnë objektivat e mesfushës dhe janë lidhur shumë me Jude Bellingham, si dhe janë duke vlerësuar me interes lojtarë si Enzo Fernandez dhe Stanislav Lobotka.

Megjithatë, United nuk është i gatshëm ta shesë dhe Real Madridi do të duhet të paguajë shumë më tepër se 63 milionë euro që pagoi skuadra angleze për mesfushorin portugez.

Të fundit

50 dështime! Kuvendi i Kosovës në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Kuvendi i Kosovës tashmë numëron 50 përpjekje të dështuara për të konstituuar veten pasi ende nuk ka vota për...

Pushuesi nga Maqedonia e Veriut ndërron jetë në plazhin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku një pushues nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar...

Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur zyrtarë të lartë kundër korrupsionit,...

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me USS George Washington në Detin...

Çfarë do të thotë ‘40% mundësi për shi’ në aplikacionin e motit? Shumica nuk e kuptojnë

Çfarë fshihet pas përqindjes së shiut në parashikimin e motit? Sa herë keni hapur aplikacionin e parashikimit të motit në iPhone-in tuaj dhe keni parë...

Lajme të tjera

Web TV