Ronela Hajati shpërthen në rrjete sociale: S’do t’i harroj kurrë kalbësirat që më gjykuan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ronela Hajati ka bërë një postim të gjatë në rrjete sociale ku flet për sakrificat që ka bërë për të arritur suksesin që gëzon tani. Ndonëse nuk ka zbuluar se çfarë e ka revoltuar këngëtaren, ajo shprehet se ka punuar shumë dhe karrierën e saj nuk ia ka borxh askujt.

Më tej, Ronela nuk lë pa përmendur dhe kritikat e ashpra që mori kur nuk kaloi në finale. Ajo i quan “fundërrina” ata që e gjykuan për ditë të tëra për performancën dhe veshjen që zgjodhi në festivalin evropian.

“Jam habit fare me këtë që mora vesh…Unë s’flas, mundohem të ruaj qetësinë, mos bëj zhurmë, shikoj punët e mia por jo! S’të lënë…HISTORINË NUK MUND TA FSHINI!!! Sidomos këtë timen, që edhe sikur magji të bëni ua kujton gjithë Evropa!

Fjala “pusht” është mbase fjala adapt për këtë kategori njerëzish që fatkeqësisht po mban akoma zë dhe peshë në shumë vendime! God is great! Suksesi shihet!!! Përkthehet në klikime, vëmendje, dashuri, para dhe njerëz që këndojnë njëzëri me ty! Kaq kam kërkuar gjithmonë!

Ronela përherë i ka gëlltitur dhe i ka marrë me sportivitet të gjitha kritikat gjatë gjithë këtyre viteve. E dua këtë vendin tim sa s’ka, kam mijëra mundësi për të ikur, po e shijoj sa nuk ka atë kafe në mëngjes në Tiranën time. Kurrë në gjithë këto vite karrierë nuk kam marrë mbështetje të plotë nga dikush!

Gjithë jetën kam luftuar me thonj e me gjak për një vend në muzikë që dhe sot e kësaj dite meritoj të jem shumë më lart edhe se ç’jam! E gdhij në studio ditë natë pa pushim! Vetëm punoj! Kam sakrifikuar shëndetin, familjen, dashurinë për këtë muzikë! Nuk kam ndaluar as kur kam qenë shumë rëndë nga gjendja shëndetësore! Ronela do të mbahet mend vetëm duke qeshur e moskokëçarëse!

Lexo edhe :  Ky është interneti më i shpejtë në botë, shkarkon gjithë Netflix-in për një sekondë

Pavarësisht se nga brenda kam qarë pa rreshtur! Nuk do t’i harroj kurrë fytyrat e atyre kalbësirave televizive që u mblodhën për javë me rradhë të më gjykonin mua, një vajzë e re me ëndrra e punëtore pafund, kur nuk kalova në finale në Eurovision! Dhe jo! S’më ka ngelur filmi fare këtu, sepse kam realizuar këngë pafund më pas! Thjesht unë nuk fola kurrë! Nuk ju ktheva askujt!

Pse nuk e latë kështu? Prandaj e theksova që unë kam punuar gjithmonë vetë! Se nuk i kam borxh ASKUJT! Dhe kur flas pastaj i kam shumë të hidhura fjalët! Pse nuk e latë me kaq?”, ka shkruar Ronela.

Të fundit

Lejet unike, 85,980 aplikime të regjistruara në e-Albania

Në portalin e qeverisë e-Albania janë regjistruar në total 85,980 aplikime për “leje unike”. Shërbimi elektronik “Aplikim për leje unike”...

E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut dhe për të fshehur ngjarjen trupi i 23 vjeçarit u hodh në liqenin...

Ju prezantojmë me robotin që punon në pastiçeri! E gjeni në Durrës

Ju prezantojmë me Melisën, roboti që shërben së bashku me kamarierët në në një pasticeri në Durrës. Melisa lëviz mes tavolinave, duke shërbyer dhe sjellë...

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen 2 pasagjere

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Mjeti i drejtuar nga J.M, 27 vjeç është përplasur me një automjet tjetër me...

Senatori amerikan paralajmëron Putinin: Kur të skadojë afati i Trump…

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të zbatojë "tarifa të ashpra" ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje në Ukrainë brenda 50 ditësh. Sipas mediave...

Lajme të tjera

Web TV