Dy foto, dy vëllezër, dy legjenda, megjithatë Taulanti mbetet shumë më lart

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Roland Qafoku
Kjo foto është realizuar mbrëmë nga fotoreporteri zyrtar i agjensisë së lajmeve serbe “Tanjug”. Ka bërë xhiron e rrjetit jo vetëm për ne shqiptarët por edhe për serbët dhe më gjerë. Gazetari i gazetës së Beogradit “Blic” ka shkruar në diçiturë: Futbollistët e Serbisë dhe Zvicrës përlasen mes tyre. Në fakt është shqiptari I Kosovës Granit Xhaka që përleshet me katër futbollistë serbë dhe në ndihmë në këtë moment i vjen i vetëm Breel Embolo. Por gazetari serb nuk e evidenton se ai është shqiptar. Është vërtetë një foto epike dhe që do mbetet në histori edhe për shkak se autori i saj është serb. Fotoja e dytë i takon 14 tetorit 2014 në Beograd në takimin mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe në të është Taulant Xhaka vëllai i Granitit, jo kundër katër por 11 futbollistëve serbë. I vetëm, në mes të Beogardit, përfaqëson ngjyrat e Shqipërisë dhe tregon më shumë se sa karakter dhe guxim. Të gjithë ne shqiptarët mbrëmë ishim me Zvicrën për arsyen e vetme se thelbi i atij ekipi janë dy shqiptarët Xhaka dhe Shaqiri. Të dy treguan talent dhe me rezultatin e arritur mposhtën një ekip që nuk ia shmang dot nacionalizmin. Por pas përfundimit të ndeshjes të gjithë besoj ndjehemi dhe jemi krenarë akoma më shumë për Xhakën e kombëtares së Shqipërisë. Na mungon në kombëtare karakteri i tij edhe pse ndonjëherë edhe e ka tepruar me ndonjë llastim ndaj trajnerëve. Vërtetë Graniti është më i talentuar, por Taulanti ka treguar se mbetet simboli i një futbollsiti më me gjak dhe që lufton deri në pikën e fundit të djersës për flamurin shqiptar. Dhe të imagjinosh që në kombëtaren aktuale ka futbollistë që nuk dinë as shqip dhe që nuk e dinin që ishin shqiptarë derisa ia zbuloi dikush. Si Taulanti dhe Graniti janë legjenda për atë që i kanë dhënë krenari kombit shqiotar, Por Taulanti qendron më lart. Qoftë edhe për shkak të kësaj foto që po botojmë këtu. Përfaqëson Shqipërinë.

Të fundit

Plani për punësimin e emigrantëve/ Zbardhet projekti i qeverisë

Diaspora mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Jo vetëm me të drejtën e votës së mundësuar për herë të parë...

365 – Cunami që shkatërroi Aleksandrinë dhe rrënjët e një qyteti legjendar

Më 21 korrik të vitit 365 pas Krishtit, një ngjarje natyrore katastrofike goditi brigjet lindore të Mesdheut: një tërmet, mendohet me magnitudë rreth 8...

Horoskopi ditor, 21 Korrik 2025

Dashi Gjate kësaj dite do zbuloni disa ane te tjera te karakterit te partnerit tuaj te cilat do iu pëlqejnë jashtë mase. Do ndiheni me...

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi publikisht planin e taksave dhe...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

Lajme të tjera

Web TV