Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në 24 orët e fundit në vend

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend.

Nga ora 18.00 e ditës së shtunë, nafta do të tregtohet me 209 lekë për litër, 3 lekë për litër më e shtrenjtë sesa ishte dy ditë më parë.

Benzina do të tregtohet me 187 lekë, nga 195 lekë që ishte ditën e djeshme.