Berisha: Samiti i 6 dhjetorit i bekuar nga mikpritja e popullit opozitar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ka pohuar se samiti i BE në Tiranë më 6 dhjetor do të mirpritet nga populli opozitar, nuk u tërhoq nga fakti se protesta e tyre do të mbahet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Ai tha se policia do të bëjë zgjedhjen e gabuar nëse ndalon protestuesit.

“Samiti i 6 dhjetorit është ngjarje e jashtëzakonshme historike për arsyet që vijojnë; së pari Europa i bën të qartë duke u mbledhur në Tiranë, Putinit, se kjo zonë, ky territor është i saj dhe ekspansioni dhe ambiciet e tij në Ballkan janë të papranueshme. Mesazhi i këtij samiti i jashtëzakonshëm, ndaj e mirëpresim. Por nga ana tjetër ky samit është i bekuar, pasi i jep mundësi popullit opozitar t’u dëshmojë mikpritësve se çfarë përfaqëson mikpritësi i tyre. Ai qëndron mbi drogën, krimin dhe votën e vjedhur. S’do kishte rast më priam se ky rast para 1 mijë gazetarëve në botë dhe udhëheqësve të botës. Në këtë kontest Edi Rama ulet aty si i pakallur. Populli opozitar do i dëshmojë Europës dhe botës se ai që qëndron si mikpritës aty nuk është gjë tjetër veçse kreu i Meduzës së vjedhjes së zgjedhjeve, e drogës, një fantazmë që bredh nga samiti në samit. Ky samit është një moment jashtëzakonisht i veçantë për shqiptarët.

Nuk ka rrugë që mund të bllokohet përveç zonës ku mblidhemi. Nuk kemi asnjë ndërmendje, pasi jemi më të interesuar se Edi Rama për sigurinë e liderëve. Ne jemi zotër në qytete. Mjerë Rama dhe Çuçi. Demokratët protestojnë në qytet, në shesh, por e dinë mirë se furimi i të zezave është në Surrel. E dinë mirë, se nga ata burojnë të zezat e vendit. Por protesta është në qytet. Policia do të bëjë zgjedhjen më të gabuar nëse na ndalon.”, tha Berisha.

Të fundit

Kryetarja e Bashkisë Tiranë: Fëmijët e mi s’janë target për shantazh

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka reaguar ashpër përmes një deklarate publike ndaj emisionit investigativ...

Ilir Demalia: Berisha është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë!

Për analistin Ilir Demalia, PD është kthyer në një bunker për të ruajtur Sali Berishën dhe familjen e tij. I ftuar ditën e sotme në...

Gjimshiti zbulon porosinë që i la gjyshi për ndeshjen me Serbinë

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, foli sot para ndeshjes me Serbinë. Ndër të tjera, ai zbuloi se kishte shkuar për të vizituar gjyshërit e...

“A mundet Rama me zgjedhje?” Andi Bushati ngulmon me tezën e tij të vjetër

SHKRUAR NGA ANDI BUSHATI Blendi Kajsiu me ka hedhur dorashkën në një replikë nominale për një polemike që vijon prej kohësh në distancë. Thelbi i...

Mrekulli si në filma! Fëmijët gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë

Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë ku një 35-vjeçar ishte shpallur i humbur nga familja,...

Lajme të tjera

Web TV