Skandali i CEZ-it/Kërkohet burg për Sali Berishën, Ridvan Boden dhe Genc Rulin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raporti i paraqitur në prokurori mbi privatizimin e OSSHE-s, ka kërkuar që të ndiqen penalisht tre anëtarë të qeverisë së kaluar, ish-kryeministri Sali  Berisha, ish-ministri Ruli dhe ish-ministri i  Financave Ridvan Bode.

“Ridvan Bode, ish-ministër i Financave për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, vepra penale të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 248 të Kodit Penal”, shprehet Bode.

Komisioni hetimor për privatizimin e kompanisë OSHEE nga kompania çeke CEZ, akuzonte në atë kohë direkt  Ridvan Boden ish-anëtar i qeverisë dhe personi që ka dhënë lejet për gjithë procesin që më pas rezultoi një dështim gjigant.

Sipas nenit 245 fraksion një, parashikohet dënim nga gjashtë muaj deri në katër vite burg si dhe gjobë nga pesëqind deri në dy milionë lekë. Ndërsa neni 248 i kodit penal, parashikohet dënim nga gjashtë muaj deri në pesë vite burgim dhe gjobë deri në një milionë lekë.

Këto penalizime jepen për shpërdorimin e detyrës duke kryer apo moskryer me dashje veprime a mosveprime në kundërshtim me ligjin, apo që nuk përmbushin detyrën funksionale duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit apo shtetasve dhe personave te tjerë juridike, transmeton Top Channel.

Si anëtar i kabinetit qeveritar ministri Bode duhet të ndalonte këtë proces privatizimi. Në raport theksohet se në një nga mbledhjet e qeverisë Bode ka ngritur një shqetësim por me pas gjithçka është lënë në heshtje prej atij të parit.

Të fundit

Pjesa e makinës që po vidhet më shumë në Britaninë e Madhe

Targat e makinave janë kthyer në objektin më të dëshiruar nga bandat kriminale të organizuara në Britani, duke shënuar...

Kundërshtoi kolegët për testin e alkoolit, AMP arreston efektivin e ‘Shqiponja’-ve!

Eefektivi i patrullës ‘Shqiponja” të Policisë së Durrësit përfshihet në aksident duke zbardhur dita e sotme në rrugën ‘Egnatia’ teksa u përplas me disa...

Gjithçka që Rusia duhet të bëjë është të kthehet në shtëpi

Nga Olga Rudenko* Vladimir Putini dukej sikur po e shijonte çdo minutë. Putin, presidenti i Rusisë, njeriu që ka shpallur se vendi im nuk duhet të...

Shqiptarja që gjeti dashurinë në emisionin britanik, momentet që morën gjithë vëmendjen

Në sezonin e dytë të reality show-t të famshëm, “Love Is Blind: UK”, vëmendjen e mori një çift që preku publikun me historinë e...

Izraeli nënshkruan marrëveshjen më të madhe të gazit në histori, miliarda euro fitime

Qeveria izraelite është gati të finalizojë një marrëveshje të madhe furnizimi me gaz me Egjiptin, që përfshin eksportin e 22% të burimeve nga Leviathan,...

Lajme të tjera

Web TV