Tërheq sërish vëmendje feministja nga Kosova: Akti i Granit Xhakës, prej një rrugaçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zana Avdiu, aktivistja nga Kosova e njohur në rrjet si feministe për statuset e saj që ngjallin polemika ndaj mbrojtjes së imazhit të grave, ka goditur sërish me një deklaratë të fundit për futbollistin shqiptar Granit Xhaka.

Ajo tha më herë në një status publik se gjesti i shumëpërfolur i futbollistit kundrejt skuadrës serbe ishte një gjest rrugaçëror. Avdiu u kryqëzua në rrjet për këtë deklaratë të saj të cilën e ka sqaruar publikisht. Aktivistja u shpreh se gjesti i Xhakës ku prekte organin gjenital paraqiste dhunë seksuale.

“Ai gjest i Xhakës paraqet sulm seksual, paraqet dhunë seksuale. Kemi pasur shumë momente tjera që mund të ishim ndjerë krenar në atë ndeshje”, deklaroi Avdiu.

Kjo nuk është hera e parë që Zana Avdiu merr vëmendje me statuset e saj në rrjetet sociale. Ndër ata më të bujshmit ka qenë rasti i vajzës nga Librazhdi e cila u kap në shtratin e tradhtisë nga vjehrrit me të dashurin e saj. Avdiu në atë kohë e ftonte vajzën të bëhej aktiviste dhe “të çlironte edhe vajzat e tjera” që kanë të njëjtën jetë si ajo.

Të fundit

Përkujtohet 115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Sot përkujtohet 115 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që me jetën dhe veprën e saj frymëzoi...

Katari akuzon Izraelin!

Një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit është "në tryezë", thotë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, por sipas tij, "nëse Izraeli dëshiron...

Trump i anulon vizën ministrit brazilian të Drejtësisë

Një krizë e re diplomatike ka shpërthyer mes Brazilit dhe SHBA-ve pasi presidenti Luiz Inácio Lula da Silva deklaroi se ministrit të Drejtësisë, Ricardo...

Flogert Muça: Lapaj po kërkon mëshirë nga Rama

Adriatik Lapaj ka ditur gjithmonë të shfaqet si njeriu i betejave morale, si tribuni i ri që do t’i tregonte Shqipërisë se politika nuk...

Ancelotti përplaset me Barcelonën për listën e Brazilit

Brazili ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për dy sfidat e radhës eliminatore për Kupën e Botës 2026, por "Selecao" e ka siguruar...

Lajme të tjera

Web TV