5 dhjetor 1791/ Vdiq Wolfgang Amadeus Mozart, kompozitori virtuoz i muzikës klasike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është një prej kompozitorëve më të mprehtë të tingujve më të përhapur në të gjitha kohërat. Ishte një fëmijë i jashtëzakonshëm. Rridhte nga një familje muzikantësh. Nënat e tij quhej Anna Maria Pertl ndërsa babai Leopold Mozart. Mësoi të luajë në piano në moshën tre vjeçare. Kompozimin e parë e bëri që në moshën 4 vjeçe. Në moshën 5-vjeçare kompozoi një minuet. Në moshën 6 vjeç, i konsideruar si profesionist tashmë, debutonte në oborri e Princit të Mynihut të Bavarisë, duke marrë pjesë në një koncert me motrën Nannerì, e cila ishte 5-së vjet më e madhe se ai. Dhe kështu filluan njohjet me emrat e mëdhenj të muzikës, turnetë e panumurta koncertore dhe vetë karriera e tij prej një muzikanti plot klas. Kur ishte 7-të vjeç mësoi vetë violinën dhe organon. Kur ishte 8 vjeç kompozoi sonata për piano. Kur ishte 12-vjeç kompozoi operën e parë.

Pas vdekjes së nënës së tij gjatë një turneu në Paris, më 3 korrik të vitit 1778, Mozart kthehet në oborrin e Salzburgut, pranë Arqipeshkëvit, Hyeronimus Colloredo, ku babai i tij kishte arritur t’i siguronte jo më shumë se pozicionin e një organisti të thjeshtë. Në 1781, në moshën 25 vjeçare Moxarti arriti të shkëputej nga arqipeshkvi i Salzburgut dhe u kthye në një muzikant të lirë, që nuk varej nga kisha apo fisnikëria dhe u vendos përfundimisht në Vienë. Në vitin 1782, kundër dëshirës të së atit, Mozarti martohet me Kostanca Veber me të cilën pati dy djem.

Në jetën e tij të shkurtër Amadeus Mozart do të realizonte më shumë se 600 veprave. Në katalogun e tij figurojnë 626 kompozime, midis të cilave 24 vepra teatrore, 51 simfoni, 19 mesha. Partiturat e tij kërkuan 33 vëllime që të mund të botoheshin. Ndër operat më të njohura veçohen: “Rrëmbimi nga Saraji”, “Dasma e Figaros”, “Don Zhuani”, “Kështu bëjnë të gjitha”, “Flauti magjik”, si dhe sonata të ndryshme për violinë, për piano, kuintete, pastaj simfoni të ndryshme, sonata, si dhe muzikë kishtare. Veprat e Mozartit janë sot pjesë e literaturës muzikale botërore. Mozart kompozoi një pjesë të Rekuiemit në Vjenë në fund të vitit 1791, por ajo ishte e papërfunduar me vdekjen e tij më 5 dhjetor të të njëjtit vit. Një version i përfunduar i datës 1792 nga Franz Xaver Süssmayr iu dorëzua Kontit Franz von Walsegg, i cili e porositi pjesën për një shërbim rekuiemi për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së gruas së tij më 14 shkurt.

Lexo edhe :  Mersin Mixha, nga 13-vjeçari i Luftës së Dytë te themeluesi i Aviacionit Shqiptar

Mozart lindi më 27 janar të vitit 1756 në Salcburg dhe vdiq më 5 dhjetor, 1791 në Vjenë. Ishte 35 vjeç dhe para fundit të vitit 1791 ishte i mbyllur në shtëpinë e tij nga një sëmundje që kishte marrë në Pragë gjatë vënies në skenë të një prej operave të tij të fundit “Falja e Titos”.

Ceremonia mortore u mbaj në orën 15.00 të 6 dhjetorit. Arkivoli u çua përpara Kapelës së Kryqit të Dumos së Shën Stefanit. Funerali ishte modest ndërsa trupi u fut në një varr të përbashkët të varrezës së Shën Markut. Kufoma e tij nuk është gjetur asnjëherë.

Të fundit

Të jesh Papë, 12 fakte befasuese që nuk i paskemi ditur!

Vetëm 1 ditë pas Pashkëve, u nda nga kjo jetë Papa Françesku (21 Prill 2025) ose Jorge Mario Bergoglio, si...

“S’jemi në kohën e Saliut”, Hoxha debat me Manjën: Ju nuk duhet të flini natën…

Një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe analistit Artan Hoxha sonte në studion e “Opinion”. Fillimisht për dosjet “stok” në gjykata. Ulsi Manja:...

“Jetoj në pallatin e Enver Hoxhës”- Shehi: Nuk i kam vjedhur asnjë gozhdë këtij shteti!

Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” thotë se qëllimi është që ti tregojnë qytetarëve se...

LaCivita ndez debat në Australi! Pretendon se këshilloi kandidatin opozitar, por…

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Donald Trump, i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, pretendon se ka...

Avioni i vogël rrëzohet në Itali, përfundon në depon e një magazine, një i vdekur

Një avion i vogël është rrëzuar në Umbria, ku një prej dy personave në bord ka mbetur i vdekur. Avioni u rrëzua në provincën e...

Lajme të tjera

Web TV