Mbyllen hetimet për Albert Prendin, u kap me dy pistoleta në BMW e ish-deputetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga  Elton Qyno

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Albert Prendin, i cili u ndalua me dy pistoleta, teksa drejtonte makinën tip BMË në pronësi të një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.
Prendi ishte duke drejtuar makinën në zonën e Yzberishtit, kur një patrullë policie e komisariatit nr.6, i bëri shenjë të ndalonte.

Teksa Albert Prendi ka ndaluar ai është kontrolluar fizikisht por në trup nuk ju gjend asnjë send i paligjshëm.
Ndërsa kontrolli ka vijuar në ambjentet e makinës, policia konstatoi dhe sekuestroi dy pistoleta.

Gjatë marjes në pyetje, Albert Prendi pretendoi se dy armët e zjarit i kishte gjetur në rrugë dhe po shkonte në komisariatg ti dorëzonte.
Por kjo alibi nuk është besuar nga policia, e cila në muajin Tetor 2022,i komunikoi arrestin

Prendit duke ja përjellë rastin për hetim të mëtejshëm prokurorisë së Tiranës.
Përmes ekspertizës balistike, hetuesit e çështjes zbuluan se të dyja armët ishin teknikisht në gjëndje pune dhe kryenin qitje normale.

Ndërsa për sa i përket ekzaminimit të gjurmëve të gishtave të personave të tjerë, ekspertiza nuk ka konstatuar asnjë gjurmë papilare në trupin e pistoletave.

Njëherësh sipas sistemit “Arsenal” që përmban gjurmët e gëzhojave, rezultoi se dy pistoletat nuk janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të ndodhur në Shqipëri.

Nisur nga kjo situatë tashmë çështja ndaj personit të arrestuar Albert Prendi, është dërguar në gjykatën e Tiranës, ku miku i ish-deputetit do përballet me akuzën e “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit dhe municioneve”.

Të fundit

25 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: 4 prej tyre janë aktive

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën në vend mbi zjarret përgjatë 24 orëve të fundit. Nga reagimi zyrtar është...

“I dashur Vuçiç, më duhet të të taksoj”, Trump i shkruan Vuçiçit

Donald Trump paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia, si dhe 30 për qind për ato nga Bosnje dhe Hercegovina. Ato...

“Salianji mund të bëhet lider i PD në zgjedhjet 2029”

Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline”, ku ndër të tjera, foli edhe për lirimin e sotëm me kusht të...

“Kam pasur kontakt me Berishën”, Salianji: S’ka përçarje në PD

Ervin Salianji ka mbajtur sot një konferencë për media në selinë blu pas daljes së tij nga qelia. I pyetur nga gazetarët nëse ka pasur...

Një tjetër ‘non grata’ hedh miliona euro për lobim në SHBA

Më shumë se 22 milionë euro do të shfrytëzohen për të angazhuar ekspertë dhe kompani lobimi në Shtetet e Bashkuara, me qëllim të “pozicionimit...

Lajme të tjera

Web TV