Incidenti i dytë brenda pak javësh, mbreti Charles sulmohet sërish me vezë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbreti Charles III u qëllua këtë të martë me vezë ,për herë të dytë brenda një muaji .

Truprojat ndërhynë me shpejtësi për ta larguar monarkun nga vendngjarja në Luton teksa ai po përshëndeste publikun.

ndërkohë policia tha se arrestoi menjëherë autorin. Mbreti ka udhëtuar gjerësisht në të gjithë Britaninë që kur u bë monark pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, në shtator. Ai do të vizitonte disa vende në Luton të martën.

Muajin e kaluar një i ri 23-vjeçar u arrestua pasi qëlloi me vezë mbretin dhe gruan e tij Camilla, gjatë një vizite në York, Anglinë veriore.

Ndërkohë këtë të martë Mbreti dukej i relaksuar teksa takoi publikun gjatë vetëm një ditë pasi Duka i Sussex foli për një ‘lojë të pistë’ në një trailer për serialin e tij të ri në Netflix.

Familja mbretërore po përgatitet për një breshëri tjetër akuzash nga Harry dhe Meghan kur seriali të nisë të enjten.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV