“Pse e godite?”/ Gazetarja ZBULON bisedën e ish-efektivit të Policisë me Gert Shehun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja investigative, Klodiana Lala, ka treguar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, ku 31-vjeçari Gert Shehu goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha.

Lala ka treguar se pas ngjarjes Shehu u mor nga ish-drejtuesi i policies Erzen Breçani i cili e shoqëroi pranë ambienteve të selisë blu.

Gazetarje rrëfen se gjatë një bisede të zhvilluar me Breçanin ka mësuar se Shehu teksa është pyetur nga vetë ai se pse e dhunoi Sali Berishën ka thënë vetëm “ishte diçka për tu bërë”, duke mos dhënë më tepër detaje.

Më pas ai ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi nuk ndihej mirë dhe menjëherë është telefonuar ambulanca të cilët kanë mbërritur pranë ambienteve të selisë blu dhe e kanë shoqëruar për në spital 31-vjeçarin.

“Breçani e ka pyetur se çfarë kishte me Sali Berishën por ai i ka thënë vetëm një fjali, se ishte diçka për ty bërë”, tha Lala.

Sipas gazetares ende nuk është konfirmuar nëse agresori Gerti Shehu ka pasur një dorezë hekuri apo një tjetër hekur në dorë në momentin që ka goditur ish-kryeministrin.

Gjithashtu Lala ka thënë se Shehu ka precedentë të mëparshëm penalë për plagosje në gushtin e këtij viti dhe për posedim të lëndëve narkotike kanabis në të kaluarën, ndërsa shtoi se nuk rezulton që ai të jetë një agjent i policisë kriminale.

Të fundit

Rusia nuk kursehet as për festa, lëshon 93 dronë mbi kryeqytetin ukrainas

Rusia nuk kursehet as për festa, 93 dronë mbi kryeqytetin ukrainas Një sulm me dron nga Rusia në kryeqytetin ukrainas,...

Pika zero e Revolucionit!

Nga Namir Lapardhaja Gjyqtari i GJKKO-së, Engert Pëllumbi, e ka kthyer në pikën zero të gjithë përpjekjen e revolucionit për ta paraqitur përballjen e Berishës...

Vendimi i Apelit të GJKKO-së për Berishën, Gjekmarkaj: Vendim absurd!

Pas vendimit të dhënë ditën e sotme nga Apeli i GJKKO për masën detyrim paraqitje për Sali Berishën, vjen reagimi i parë nga PD. Nënkryetari...

Qëndrimi mbi 10 orë ulur, rrezik për shëndetin, prek zemrën dhe sistemin vaskular

Të kalosh më shumë se 10 orë ulur apo shtrirë është shumë e dëmshme, edhe nëse praktikohet aktivitet fizik. Kjo rutine rrit në mënyrë...

Rrotacioni, apo racioni i Berishës..

Nga ARTUR AJAZI Në urimin për vitin e ri në 31 Dhjetor, Sali Berisha ftoi shqiptarët ti bashkohen atij dhe partisë tij “për të bërë...

Lajme të tjera

Web TV