Marrëveshja e roaming/ Tetorin e 2023 nuk do kërkoni cep më cep Wi-fi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku folën mbi marrëveshjen e firmosur mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për uljen e tarifave Roaming.

Në konferencën e përbashkët për marrëveshjen e “roaming”, zv/kryeministrja Belinda Balluku deklaroi se kjo marrëveshje “e integron rajonin tonë më shumë në sistemin e të drejtave themelore të çdo evropiani, atë të qarkullimit të lirë të personave, të mallrave, të ideve dhe të ndërveprimeve ekonomike që janë padyshim shumë të rëndësishme”. “Është një proces i gjatë, teknologjik dhe shkon në të mirë të gjithë qytetarëve. Por, është një proces që bëhet nga më shumë se 100 operatorë, me të cilët është negociuar dhe vijon të negociohet”, shtoi Balluku. Ndërsa komisioneri i Zgjerimit në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, theksoi se “duke e bërë telefoninë mobile të përballueshme për të gjithë qytetarët, është element themelor i çdo tranzicioni digjital gjithëpërfshirës dhe të suksesshëm”. Ndërkohë, përfaqësues i njërit prej operatorëve, nënvizoi se marrëveshja e sotme do të ndihmojë jo vetëm bashkëpunimin BE-Ballkan Perëndimor, por do të jetë në të mirë të individëve dhe korporatave: “Ulja e tarifave roaming lidhet edhe me investimet që operatorët po bëjnë në rajon. Synojmë të ofrojmë shërbimet më të mira dhe kjo ka të bëjë me investimet në infrastrukturë, në spektrin e frekuencave dhe në rritjen e kapacitetit të rrjetit. Kjo nismë është ndër hapat e parë që do të ndihmojë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE”. Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, u shpreh se firmosja e marrëveshjes për roaming bën që të nisë “procesi i uljes së tarifave të roaming nga 1 tetori i vitit 2023”. “Shqiptarët, nga kjo datë, do të paguajnë më pak sesa paguajnë sot kur shkojnë në Itali apo Gjermani. Nuk do ta mbajmë telefonin fikur dhe mezi presim të gjejmë një vend me ëi-fi. Më pas, do të shkojmë deri në heqjen e tarifave shtesë që paguajmë në krahasim me vendet e BE-së. Pra, abonimi që ke në Shqipëri të mos kushtojë më shumë sesa kushton në Shqipëri kur udhëton në Evropë”, tha Bregu. Kur u pyet nëse mendon se Shqipëria është sot më afër Bashkimit Evropian, Bregu u përgjigj: “E kuptoj simbolikën e ditës dhe është me të vërtetë për t’u përshëndetur, por ky është një proces politik. Por, fakti që mesazhet për Ballkanin Perëndimor u vendos të jepeshin nga një vend i Ballkanit Perëndimor, është mesazh i dyfishtë. Unë nuk i kushtoj shumë rëndësi datës së anëtarësimit, por procesit. Më vjen mirë që kemi një qasje pozitive drejt BE-së”.

Të fundit

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të...

“Moto Fest Shkodra 2025”, tri netë adrenalinë, muzikë dhe spektakël motorësh

“Moto Fest Shkodra 2025” ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë me radhë. Rreth 200 të pasionuar pas motorëve kanë zbarkuar në...

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit, një farsë politike,...

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi, policia ka bërë të ditur...

Emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë, me jahte luksoze

Raportet për udhëtime të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë fatale për migrantët e parregullt , janë gjithashtu të shpeshta në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave zyrtare,...

Lajme të tjera

Web TV