Përfundon aventura me Belgjikën, Eden Hazard deklaron tërheqjen nga kombëtarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eden Hazard është tërhequr nga kombëtarja e Belgjikës, fanellën e së cilës e veshi plot 126 herë duke shënuar në total 33 gola gjatë 14 viteve që dha kontributin e tij me “Djajtë e Kuq”.

Kapiteni luajti Botërorin e tretë në Katar 2022, aventurë që përfundoi keq, pasi Belgjika dështoi të kalonte fazën e grupeve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, lojtari i Realit të Madridit lajmëroi fundin e aventurës me Kombëtaren, ndërkohë që shkruan:

“Koha për të ndryshuar faqe. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj të pashoqe. Faleminderit për të gjithë momentet e gëzuara që kemi ndarë prej vitit 2008.

Sot vendosa t’i jap fund aventurës sime ndërkombëtare për t’u lënë vendin të rinjve. Do të më mungoni shumë”, shkruan 31-vjeçari.

Pavarësisht se në dekadën e fundit Belgjika kishte një brez të shkëlqyer lojtarësh, Eden Hazard me shokë nuk ia dolën të dërgonin në Bruksel asnjë trofe të rëndësishëm.

Të fundit

Protesta e 8 Shkurtit/ Ministri Hoxha: Kemi marrë të gjitha masat

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, në një deklaratë për mediat u pyet se a ka marrë masa policia për...

Matura Shtetërore 2025/ Shpallen datat për plotësimin e formularëve, A1 dhe A1Z

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka informuar sot përmes një njoftimi se aplikimet dhe konfirmimet për “Maturën Shtetërore 2025”, për formularët A1 do të...

A e kaluam pikun e gripit? Bie kurba e infektimeve, por Tirana ende me raste të shtuara

Shqipëria del nga piku i infektimeve nga gripi. Muaji shkurt nis me ulje të sëmundshmërisë nga infeksionet respiratore dhe kryesisht nga nëntipet e gripit...

Shifrat alarmante: 1 në 4 të rinj shqiptarë pa punë dhe pa shkollë

Deputetja demokratike Jorida Tabaku me anë të një video në rrjetin social shprehet se të rinjtë po braktisin arsimin pasi kanë halle të tjera. Tabaku...

Instituti i Vjenës bën parashikimin: Ja sa pritet të rritet ekonomia shqiptare në 2025

Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për studime ekonomike vlerëson se gjatë këtij viti ekonomia do të rritet me 3.8%, për të vijuar më pas në...

Lajme të tjera

Web TV