Ish-kreu i KLP emërohet si anëtar i Gjykatës Kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar Genti Ibrahimin si anëtar të Gjykatës Kushtetues.

Nga tre kandidatë që ishin në garë, Ibrahimi arriti të marrë më shumë pikë se Arta Vorpsi dhe Arta Marku. Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, të cilën tashmë e plotësoi Ibrahimi, u krijua pas përfundimit të mandatit të gjyqatrit Përparim Kalo.

Njoftimi:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre, për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë, e krijuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me mbarimin e mandatit të gjyqtarit Përparim Kalo, shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 13413 datë 13.01.2022.

Sipas praktikës dokumentare të dërguar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me vendimin nr. 46 datë 28.10.2022 ka vendosur miratimin e Listës Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e plotë e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 13.01.2022, si më poshtë:

  1. Z. Genti Ibrahimi 88.38 pikë
  2. Znj. Arta Vorpsi 88.22 pikë
  3. Znj. Arta Marku 82.66 pikë

Presidenti i Republikës, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe duke vlerësuar nevojën për plotësimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me Dekretin nr. 13877, datë 7.12.2022, ka vendosur që:

  • Z. Genti Ibrahimi të emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Lexo edhe :  “Jam burrë, jo…”, Shabani flet për mandatin: Aktivisti ynë u mërzit me Lapajn

 

Të fundit

Protestoi për pagë më të lartë, vagonisti pushohet nga puna në minierën e Bulqizës

Një prej punëtorëve të minierës së Bulqizës, i cili ishte pjesë e grupit të negociatave mes përfaqësuesve të punëtorëve...

“200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit”

I penduari i tretë në dosjen e bujshme "Plumbi i Artë", Skerdi Tasi, ka dhënë këtë të martë dëshminë e tij para Gjykatës së...

Milan-Napoli, ka nisur gara e ethshme për talentin e Serie A

Giorgio Scalvini është bërë protagonisti i fundit i një gare të zjarrtë në merkaton e verës. Sipas raportimeve të fundit nga “SportMediaset”, mbrojtësi i...

Deputetja Dhima publikon pamje nga Darëzeza, por “harron” naftën që bëhet lumë

Deputetja e PS Antoneta Dhima ka publikuar ditën e sotme disa pamje nga Darëzeza, por ajo që duket në pamjet me dron është një...

Sponsorizimet, City parakalon Barcelonën, por vendi i parë nuk lëviz

Manchester City ka nënshkruar një zgjatje kontrate me Puma deri në vitin 2035, duke vendosur një rekord të ri dhe duke u bërë klubi...

Lajme të tjera

Web TV